Në fokus

March 20, 2020 | 8:02

Antitrupat e pacientëve të shëruar, një zgjidhje afatshkurtër për të mbrojtur veten nga CoViD-19

Po sikur të përdorim gjakun e pacientëve të rikuperuar për t’u mbrojtur nga virusi SARS-CoV-2, i cili shkakton CoViD-19? Padyshim që nuk është një metodë revolucionare (daton nga fundi i shekullit XIX dhe u përdor gjerësisht në fillim të shekullit XX kundër epidemive të fruthit, gripit dhe poliomielitit), por mund të ishte e dobishme, të paktën për të mbrojtur subjektet më të rrezikuara dhe ngadalësuar infeksionin .

Studiuesit në Shkollën e Shëndetit Publik John Hopkins në një studim të botuar në Journal of Clinical Investigation thonë: përdorimi i imunizimit pasiv, ose imunizimi i një pacienti të shëndetshëm duke u injektuar antitrupa që gjenden në serumin e gjakut të një pacienti të rikuperuar, mund të lejojë që të ngadalësohet në çast infeksionet nga CoViD-19.

Si ta bëjmë atë. Në mënyrë që trajtimi të funksionojë, pacientët duhet të dhurojnë gjak menjëherë pasi të kurohen nga CoViD-19. Vetëm gjatë kësaj faze, serumi i gjakut përmban përqendrime të mëdha të antitrupave natyrorë, të aftë për të luftuar SARS-CoV-2. Pasi të nxirren dhe përpunohen, ata mund të transferohen te një pacient i shëndetshëm, duke i garantuar kështu mbulim imuniteti afatshkurtër. “Në varësi të përbërjes dhe sasisë së antitrupave, mbrojtja mund të zgjasë nga disa javë në disa muaj”, shpjegojnë studiuesit. Një zgjidhje e vlefshme veçanërisht për pacientët më të rrezikuar, siç janë anëtarët e shëndetshëm të familjes së një personi të infektuar, ose për ata që punojnë në spitale për trajtimin e pacientëve të sëmurë.

Zgjidhje e shpejtë dhe rreziqe minimale. “Përveç protokolleve të përmbajtjes dhe zbutjes, kjo do të ishte e vetmja mundësi afatshkurtër për të luftuar CoViD-19”, tha Arturo Casadevall, kreu i departamentit të mikrobiologjisë molekulare në John Hopkins. Rreziqet e infektimit nga patogjenë të tjerë të pranishëm në gjakun e pacientit të shëruar tashmë janë zvogëluar në minimum, falë teknikave moderne të përdorura në bankat e gjakut, të cilat lejojnë zbulimin e menjëhershëm të pranisë së ndonjë agjenti infektues. Sidoqoftë, ky është një reagim urgjent (i cili tashmë është përdorur më parë me koronaviruse të tjerë, siç janë SARS dhe MERS), por që në asnjë mënyrë nuk zëvendëson një vaksinë të vlefshme (e cila shpresojmë të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur).

 

Burimi / https://www.focus.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top