Mirëqenie

April 6, 2020 | 11:25

Antonela Rama : Filloni rrugën drejt qëllimit tuaj!

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Gjithmonë do të jetë e vështirë të fillosh në diçka të re, por iniciativa është hapi më i rëndësishëm që vendos për vlerën apo jo !

Shpesh do pyesni veten: -A duhet të rrezikoj për ndryshimin apo të qëndroj ende këtu ku jam?! Përgjigjen e plotë mund t’a jepni vetëm ju duke e provuar sepse jeta është sfidë më vete, dhe kurrë nuk do t’a kuptosh nësë nuk e merr hapin vetë !

Ne kemi nevojë për ndryshim të vazhdueshëm që duhet të “ndiqet “ nga forca e brendshme. Marrja përsipër e rreziqeve apo sfidave ju jep mundësi të zbuloni gjëra të reja për botën e për veten! Bëhuni pjesë në lojën e jetës, shikoni përtej rrezikut dhe do të reflektoni se çfarë është e duhura.

Merrni kohë në udhëtimin plot mister dhe motivues sepse ju vendosni për jetën tuaj! Mos qëndroni pasiv duke pritur prej të tjerëve, duhet të jeni të gatshëm për të papriturën që sjell dëshirë për të “lulëzuar “ drejt rrugës plot intriga . Akoma po qëndroni aty?! Si ka mundësi që nuk po ndryshoni realitetin?! Zbulo se kush je! Arritja dhe vështirësia janë të ndërthurura për të treguar ilustrimin më të qartë ! Ndryshoni botën tuaj të të menduarit! Çdo individ që “lufton “ do të dal fitimtar. A e dini pse?! – Ai/ajo nuk u dorëzua kurrë sepse e kishte qëllimin të përcaktuar saktë ! Nëse nuk do t’a ndërmerrni rrezikun,keni dështuar që në fillim! Mundësia dhe zgjedhja ju takon juve!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top