Këshilla & Arsye

April 6, 2020 | 8:11

Mimoza Braholli: Të mos mendojmë që jemi të izoluar  

 

Çdo situatë e vështirë tejkalohet në qoftë se motivohemi që ta kapërcejmë atë.

Mimoza Braholli, psikologe

Mimoza Braholli, psikologe

Të gjithë e dimë që po përballemi me një armik të padukshëm, por ne si individë jemi të gjithë të fortë.

Socializimi është i lidhur fuqishëm tek ne si popull, por pak distancë në këtë kohë të vështirë na ndihmon që ta kalojmë këtë sfidë, që një ditë të na mbetet vetëm një kujtim.

Kini kujdes për mënyrën se si po komunikoni, të gjithë kemi të moshuar në shtëpi.

Mendoni pozitivisht. Nga ky virus vdekjeprurës ka pasur edhe shumë të  shëruar, që me pak mund së bashku, të gjithë do t’ia dalim.

Do të përqafohemi si më parë.

Higjiena është primare në shëndet, por këto ditë të jemi më shumë të kujdesshëm. Të mendojmë gjëra të bukura.

2

Ndoshta asnjëherë nuk do të kemi më mundësin të rrimë kështu, të gjithë së bashku.

Jemi në një pushim me më të dashurit tanë. Jemi në shtëpitë tona të  ngrohta me fëmijët, të cilët nuk ia kanë idenë se çfarë po ndodh, vetëm po e shijojnë praninë tonë, që besoj u ka munguar shumë.

Ju lutem sa më shumë aktivitete me të vegjlit tanë. Puzzlet janë më të duhurat për ta mbajtur përqendrimin e tyre sa më gjatë, loja me lego është zbavitëse për çdo moshë fëmijësh, apo edhe komentimin e ndonjë përralle.

Uluni të gjithë shikoni ndonjë komedi, është shumë kënaqësi me të gjithë bashkë. Lexoni më shumë këto ditë, por mos harroni, buzëqeshni edhe më shumë.

Rri në shtëpi!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top