Marrëdhënie

June 10, 2020 | 8:10

Antonela Rama: Flirtet në plazh, pse biem pre e tyre?

Vera, si ekuvalent i flirtimit shoqërohet me përshtatjen e elementëve mbi interesin romantik dhe tërheqjen. Për shumë njerëz, pushimet e verës në plazh nuk mund të konceptohen pa një flirt. Arti i joshjes apo sensualiteti si pjesë integrale e personalitetit, lidhet në mënyrë indirekte me aftësinë për t’u bërë interesantë në praninë e të tjerëve.

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Ndonjëherë flirtimi është krejtësisht i qartë, por shpesh është më i drejtpërdrejtë dhe tentativë. Në të njëjtën kohë, njerëzit duhet të përpiqen të mbivlerësojnë flirtimin, si nevojë e dobishme në shoqërinë tonë. Vera është për t’u shijuar, ku në qendër duhet të jetë adrenalina, aventura dhe kontakti me njerëz të rinj në mënyrën më të natyrshme të mundshme. Vëzhgoni vazhdimisht për sinjalet joverbale.

Gjuha e trupit mund të flasë më shumë se gjithçka. Sugjerimi qëndron tek njerëzit që vëzhgojnë sjellje të caktuara, që së bashku mund të “komunikojnë” interesin romantik. Çdokush ka dëshirë të pëlqehet dhe të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, duke analizuar sipas mënyrës së vet, por pa i ekzagjeruar situatat që mund të bezdisin njerëzit e tjerë.

Flirtimet të rrisin vetëvlerësimin dhe të bëjnë të ndihesh më mirë me veten, pa e keqpërdorur konceptin e kësaj fjale, mjafton të jesh vetvetja dhe të bësh atë që dëshiron. Në situatat ku nuk jemi në kontroll të rezultatit, flirtimi mund të shtyhet edhe nga frika për shkak të përvojës personale, duke u përballur me zbrazëtinë dhe mungesën e vetëbesimit.  Të flirtojmë është në natyrën tonë, sepse herë pas here kemi nevojë për vëmendje për të rritur vetëvlerësimin, sidomos për njerëzit që shfaqin boshllëk të vazhdueshëm.

Flirtimi është një aktivitet i nxitur nga emocionet dhe nga instinkti se sa nga mendimi logjik. Për shumë njerëz është e mundshme që flirtimin në plazh ta përdorin duke pasur si motiv eksplorimin, për të vlerësuar reagimin e personit tjetër, dhe rrjedhimisht, të bëjë vëzhgimin, duke njohur më me detaje personalitetin si komponent i rëndësishëm për natyrën njerëzore.

Në këtë kuptim, qëllimi nuk është domosdoshmërisht të shprehë interes seksual ose romantik, por thjesht të vlerësojë nëse të tjerët mund të jenë të interesuar para se të marrin ndonjë vendim për atë që ata do të dëshironin nga ai individ. Lëreni këtë verë që të inkurajoni dikë të bëjë atë që dëshiron, dhe shijoni veten, sepse sfidat të japin më shumë adrenalinë gjatë veprimit!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top