Editorial

March 24, 2018 | 8:35

Apeli i babait: “Një shtëpi për fëmijët, pastaj le të vdes”

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi sërish në Kosovë, në Grashticën e Epërme që është rreth 15 km larg Prishtinës, në shtëpinë e Tahir Krasniqit duke sjellë historinë e familjes së tij në News24.

Tahiri është babai i katër djemve, njërin prej të cilëve e ka me probleme serioze shëndetësore. Të tjerët përpiqen sa munden ta ndihmojnë të atin që po shkon drejt moshës së thyer, aq sa duket se nuk ia del dot më. Mjerimi në banesën e tyre është ulur këmbëkryq. Ata ngrysen e gdhihen në këtë banesë e mosha e thyer ua shton më tej dhimbjen. Shpresat për një ditë të bardhë duken të largëta. Një nga djemtë jeton tek të afërmit për shkak të kushteve të renda ekonomike.

“Jemi shumë të mërzitur, katastrofë është situata jonë”, thotë e zonja e shtëpisë. Dy djemtë e mitur edhe pse janë në shkollë, duhet të kujdesen për bagëtinë, si e vetmja mundësi për të shuar urinë. Kryefamiljari Tahiri flet pak para kamerave, thotë se kushtet i ka të vështira. “Një shtëpi për fëmijët kërkoj, kjo është dëshira ime pastaj le të vdes”, thotë Tahiri.

Pas kësaj biznesmeni Abdurrahim Hasani telefonoi nga Kosova dhe premtoi që do ndërtojë shtëpinë e familjes Krasniqi dhe madje do punësojë edhe dy djemtë.

https://www.youtube.com/watch?v=jAev3B4zb8c

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top