Editorial

March 24, 2018 | 8:52

Histori mjaft prekëse. Djali nga Prishtina i bën dhuratën e ëndrrave vajzës së paralizuar nga Tirana (Video)

Llambrini Papa ose Nina siç e thërrasin shkurt ka lindur e paralizuar e nuk mund të ecë. Vajza 17-vjeçare, ka kërkuar të jetë pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”në News24, duke i shkruar dhe kërkuar një karrocë me rrota moderne me bateri për të lëvizur.

Do të jetojë si moshatarët e saj, do të dalë, të marrë ajër të pastër duke shëtitur në park. Duke thënë këtë dëshirë trishtohet thellë dhe sytë i mbushen me lot. E ka të vështirë të pranojë fatin e saj. Prej tre vitesh Nina jeton me qira, në Tiranë, bashkë me të ëmën e saj dhe motrën e vogël. Prindërit i janë divorcuar.

Mërzitem, por e mbaj përbrenda se duhet të bëhem e fortë për motrën dhe për mamin që më mori, nuk më la në rrugë. Ajo kishte mundësi më të mira për veten e saj por zgjodhi të jetojë me mua dhe të më mbështeste”.

Nina lëvizte me karrocën e saj, por ajo ka një vit që është prishur, ndaj që prej asaj kohe është gozhduar në divanin e dhomës së pritjes.

Por megjithatë Nina ka forcë dhe vullnet për të ecur përpara. Ajo thotë se këtë forcë ia jep familja e saj, të afërmit dhe miqtë që nuk e harrojnë. I thonë të qëndrojë e fortë dhe të durojë. E vetmja dritare e Ninës me botën është televizori dhe rrjeti social “Facebook” ku komunikon shpesh me mikeshat e saj.

Nina ka pasur një vizitor që vjen nga larg. Tashmë  Riadi është bërë pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarë”. Pak javë më para djali solli shumë gëzim në studion e shqiptarëve me natyrën çapkënë e mahniti me talentin e tij në moderim. Riadi udhëtoi nga Kosova enkas për të takuar Ninën në apartamentin e saj dhe zhvilluan një bisedë. “Stafi i emisionit më tregoi për ty Nina, sa vajzë e mirë që je, prandaj doja të të takoja”,  i thotë Riadi madje i kërkon të bëhen edhe miq në “Facebook”.

“Më vjen mirë që tani bëra një shoqe të re, kur të të bjerë rruga në Prishtinë eja më tako” është ftesa që i bën Riadi. Djali i tregon se pas daljes në emision të gjithë i flasin në rrugë dhe e njohin. “Shqiptarët për shqiptarët”, bën mrekullira thotë “moderatori” i ri i emisionit.

Por Riadi i dhuron Ninës karrocën e “ëndrrave”. I fal njërën nga karrocat e tij!
Duket sikur emisioni po i bën shqiptarët bashkë, sikur kufijtë në emision janë thjesht imagjinare, sepse zemrat janë bashkuar. Këtë e dëshmoi Riadi, i cili kishte udhëtuar enkas për të takuar Ninën.

“Është e shtrenjtë”, u thotë Nina vizitorëve në dhomën e saj. “Kjo dëshirë të është plotësuar. Unë kam dy karroca me bateri, kam vendosur që njërën të ta dhuroj ty”, i thotë Riadi. “Sot takova një vëlla dhe dy këngëtarë të mrekullueshëm” ia kthen Nina. Pasi u bë protagonist edhe këtë herë në emision Riadi i tha Ninës se është i lumtur që i solli sërish gëzim në jetë duke i dhuruar një nga karrocat e tij lëvizëse.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=4ZASLnKxm6M

Burimi / http://www.balkanweb.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com