Në fokus

July 17, 2018 | 10:49

Apeli i një babai të lënduar: Ju lutem, lani duart para se të prekni një foshnje!

“Unë isha mjaft i heshtur pas vdekjes së Mallory, mu desh më shumë se një muaj për ta shkruar këtë, por diçka e mirë mund të vijë nga vdekja e saj, parandalimi që dikush tjetër të ndiejë këtë dhimbje. Nëse keni një fëmijë ose nëse jeni pranë një fëmije, lajini duart shumë. Nëse dikush dëshiron ta mbajë atë në krah, sigurohuni që t’i lani duart.

HSV-1, më shpesh i njohur si virusi herpesit, është shumë i zakonshëm dhe vlerësohet se 67% e njerëzve janë të infektuar. Më e keqja është se shumë njerëz të infektuar kurrë nuk do të shfaqin simptoma gjatë jetës së tyre dhe nuk do ta dinë kurrë se janë të infektuar. Për të sapolindurit ka shumë gjasa që të jetë fatale, ashtu siç ishte për Mallory. 

Ju mund të mendoni se ka qenë e lehtë për ta diagnostikuar. Me siguri dikush me një herpes e puthi foshnjën? Mallory nuk ka qenë kurrë në kontakt me dikë që ka herpes të dukshëm. Kurrë. Askush nuk e puthi atë. Përkundër kësaj ajo mori HSV-1 në javën e parë të jetës dhe na u desh ta shihnim atë të vdiste ngadalë në 2 javë.

Mallory nuk mund t’i mbante duart larg gojës dhe syve kështu që virusi ka kaluar përmes duarve të saj, ky virus është i mundur të jetë ngjitës edhe pa herpes aktiv. Ajo nuk kishte simptoma përveç etheve të larta.

Duke pasur parasysh se gjysma e botës ka një herpes, nuk mund ta kuptojmë pse kaq pak fëmijë vdesin nga kjo sëmundje ose pse Mallory-i ynë e bukur ishte aq e pafat, por kjo është mënyra se si funksionon bota.

Ju lutem, jini tepër të kujdesshëm për të larë duart nëse ndodheni pranë të sapolindurve. Statistikisht, ndoshta jeni të infektuar me HSV-1, pavarësisht nëse e dini apo jo.”

 

Burimi / universomamma.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top