Letra e vogëlushit Eduard Latter ka bërë xhiron e botës pas humbjes së qenit Morse.
“I dashur Babagjysh, për këtë vit do të dëshiroja vetëm një dhuratë: të më kthehet pas qeni im Morse. Kam qenë një fëmijë i mbarë gjatë të gjithë vitit. Gjithçka falë Eduardit”. Është ku apeli i një djali pothuajse trevjeçar nga Marden, në Britaninë e Madhe. Vogëlushi Eduard Latter e shkroi letrën e Krishtlindjeve me ndihmën e babait të tij, Riçard, pasi qeni i tyre ishte vjedhur nga dy njerëz një javë më parë. Dëshira e fëmijës, i cili mbush tre vjeç më 24 dhjetor, është bërë virale në internet. Shpresa është që hajdutët t’ia sjellin kafshën në shtëpi ose në mënyrë anonime te një veteriner.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi DailyMail
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.