Në fokus

August 15, 2018 | 11:38

Ekspertët: Fëmijët jo më shumë se dy orë para ekraneve

Ekspertët rekomandojnë që fëmijëve nuk duhet t’u lejohet të kalojnë më tepër se një deri në dy orë në ditë para ekraneve.

Video të shkurtra që tregojnë se si njëri apo tjetri ha duke parë celularin apo ndjekur një film në televizor dhe harron të shikojë pjatën apo të tjerët përreth, ka kohë që qarkullojnë në rrjetet sociale. Të gjithë qeshin, por me sa duket pak e kuptojnë ndikimin negativ të kohës që kalojnë shumë prej nesh sot me smartfonë apo pajisje të tjera të komunikimit elektronik.

Smartfoni dhe mbipesha

Sipas studiuesve, koha që kalojnë fëmijët përpara ekraneve të smarfonëve, kompjuterëve, televizorëve apo pajisjeve të tjera me ekran, mund t’i mësojë fëmijët me një jetë sedentare duke shtuar rreziqet që ata të bëhen mbipeshë apo obezë.

Për këtë arsye, Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) kërkon, bashkë me organizata të tjera, prej prindërve që të kufizojnë kohën e qëndrimit të fëmijëve të tyre para ekraneve.

Larg ekraneve

AHA rekomandon që fëmijëve t’u lejohet të kalojnë vetëm një deri në dy orë në ditë dhe jo më shumë para ekraneve. Shumëkush vëren se adoleshentët nuk kalojnë më shumë kohë para televizorit. Por përdorimi i smartfonëve dhe pajisjeve të tjera elektronike me ekran është shtuar së tepërmi.

Ekrani ndikon ndaj sjelljes

Edhe pse ende nuk është ende e qartë se si koha që kalojnë fëmijët para ekraneve ndikon ndaj mbipeshës, studimet tregojnë se ekrani ndikon ndaj sjelljes së fëmijëve për shkak se ata “humbasin mendjen” dhe sensin e urisë apo të ngopjes kur janë përpara ekraneve.

Google dhe Apple po marrin masa

Prodhuesit e sistemeve të telefonisë celulare Android dhe iOS, Google dhe Apple, janë duke përfshirë në aparatet e tyre aplikime të reja që ndihmojnë aplikuesit të shkurtojnë kohën që kalojnë përpara ekraneve.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top