Mirëqenie

July 27, 2018 | 9:35

Arian Llaperi: Gjeni kohë t’i përkushtoheni shëndetit!

Qendra fizioterapeutike Physio Health ka fituar besimin e një numri të madh pacientësh falë sistemit të rehabilitimit, i cili është i bazuar te kualiteti dhe kontrolli konstant nga ana e ekipit profesionist. Përbërësit kryesor që ndodhen në qendër të suksesit janë dashuria për profesionin, mendimi se pacienti është në qendër të gjithçkaje dhe se çdo histori rekuperimi përfaqëson për ne një tjetër sfidë për t’u fituar.

Cili është koncepti i fizioterapisë? Cilat janë përfitimet e saj dhe pse njerëzit duhet të bëjnë fizioterapi?

Fizioterapia është degë e mjekësisë, e cila vlerëson, parandalon e rehabiliton problemet e aparatit muskulo-skeletik të lindura ose të fituara gjatë jetës me karakter ortopedik, neurologjik, reumatologjik, etj., duke përdorur terapitë fizike, teknikat manuale, terapi posturale, kinesioterapi dhe protokollet e rehabilitimit që nevojiten për të rikuperuar funksionin dhe mirëqenien fizike të pacientit. Në terminologjinë e saj përfshihet: Fizioterapia fizike instrumentale, tekar terapi, TENS, lazer, ultratingull etj. Kjo terapi shërben për të ulur, kontrolluar dhimbjen dhe përshpejton shërimin e indeve të dëmtuara.

  • Terapia manuale dhe ushtrimet terapeutike, e cila përdor teknikat e osteopatisë, chiropractic, mobilizimet, manipulimet dhe teknikat e ndryshme të masazhit.
  • Fizioterapia rehabilituese, e cila përcakton dhe thelbin e saj, duke përfaqësuar ecurinë e përmirësimit patologjik.

Sigurisht ndër përfitimet e fizioterapisë përmendim përmirësimin e cilësisë së jetës, duke minimizuar dhe kontrolluar dhimbjen, përshpejtojmë kohën e shërimit, rikthimin funksional, përmirësimin e tonusit muskular, uljen e përdorimit të medikamenteve dhe aplikimin e ndërhyrjeve kirugjikale.

Përse Physio Health? Çfarë përfaqëson stafi juaj në lidhje me teknikat dhe protokollin që ju aplikoni?

Klinika e fizioterapisë Physio Health e lokalizuar në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, përfaqësohet nga një staf i kualifikuar prej shtatë fizioterapistësh profesionistë, të specializuar në metoda të ndryshme dhe inovative terapeutike. Trajtojmë probleme në tërësi, duke filluar nga artikulacioni temporomandibular me pacientët me shtrëngime apo kërcitjet e nofullave, mobilizimet vertebrale osteopatike, fibrolisi meccanica (terapia instrumentale e cila çtensionon kontrakturat e indeve të buta), dryneedling (terapia e re me age për kurimin e dhimbjeve), terapia miofasciale, pompa nazale (për zhbllokimin e sinuseve dhe dhimbjeve të kokës), cupping therapy, refleksiologji dhe masazhe dekontraktuese. 

Pacienti vjen te ne për një konsultë falas e më pas në varësi të llojit dhe stadit të patologjisë përcaktohet protokolli terapeutik. Përkushtimi maksimal përkundrejt pacientit, puna multidisiplinare në grup dhe përqafimi gjithmonë e më shumë i teknikave të reja terapeutike në Europë e Amerikë janë arsyeja përse duhet të zgjedhim dhe besojmë te Physio Health.

Cilat janë problematikat më të shpeshta që paraqiten në klinikën tuaj?

Mund të themi se kategorizimi i tyre mund të bëhet në varësi të moshës dhe aktivitetit të jetës së përditshme. Kryesisht kemi zyrtarët me dhimbje kronike të shtyllës kurrizore, si pasojë e posturës jo korrekte e statike, të detyruar për një kohë të gjatë.

Sforcimet fizike si: ngritja e peshave, patologjitë me natyrë degjenerative apo inflamatore, osteoporoza kryesisht në periudhën e menopauzës, dhimbjet e shpinës apo limfoedema në shtatzëni si pasojë e presionit që krijon pesha e barkut mbi kolonën vertebrale, mungesa e aktivitetit fizik, traumat e ndryshme sportive kryesisht te meshkujt janë ndër shkaqet më të shpeshta të problemeve muskuloskeletike.

 

 

 

 

 

 

 

Nisur nga një studim i bërë nga stafi ynë te nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në kryeqytet dolëm në përfundimin se qëndrimi jo korrekt në bankat e shkollës apo mbajtja e çantës së rëndë, mund të krijojë një numër të konsiderueshëm të rasteve me probleme strukturale të kolonës vertebrale. Përkujdesje të veçantë duhet të kemi dhe ndaj moshës së tretë si pasojë e një patologjie të hershme, kryesisht ato neurologjike (skleroza multiple, Parkinson) apo dhe trauma të papritura.

Kur duhet të shkojmë te fizioterapisti, vetëm atëherë kur kemi dhimbje?

“Më mirë ta parandalojmë se sa të kurojmë”. Nuk duhet ë presim dhimbjen të na zgjojë për të shkuar te fizioterapisti. Duke e parandaluar atë ne respektojmë trupin tonë, duke krijuar një harmoni me veten dhe atë çka na rrethon. Asnjëherë nuk është vonë për t’u kujdesur për trupin tonë. Gjithmonë ekziston koha për ta bërë atë. Fizioterapia nuk është thjesht një nevojë, por meriton të jetë pjesë e kulturës dhe mirëqenies sonë shëndetësore.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top