Në fokus

July 27, 2018 | 9:32

Femrat e bukura dëmtojnë shëndetin e meshkujve

Ndonëse mund t’ju duket si qesharake, e vërteta është se femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin e meshkujve, dhe kjo nuk është teori e vënë në pikëpyetje, por fakt i shpjeguar shkencërisht.

Hulumtimet nga Universiteti i Valencias kanë zbuluar se vetëm pesë minuta të shpenzuara në një kompani të mbushura me femra të bukura kanë ndikuar që meshkujve t’iu rriten nivelet e kortizolit, i cili është hormon i stresit.

Madje, ky efekt ka qenë edhe më i theksuar nëse një mashkull në atë kompani e ka konsideruar një femër si “jashtë shijeve së tij”.

Përndryshe, kortizoli është i ndërlidhur ngushtë me sëmundjet kardiovaskulare dhe shumë sëmundje të tjera. Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë kryer edhe eksperimente të tjera  të cilat kanë vërtetuar se nëse në kompani gjenden vetëm meshkuj, nivelet e kortizolit nuk janë aq të larta sa kur në të njëjtën kompani gjendet një femër e bukur.

Megjithatë në doza të vogla kortizoli ka efekte pozitive, kortizoli i lartë kronik shpie në sëmundje të zemrës, diabet, hipertension dhe impotencë. 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top