FB

May 18, 2021 | 13:30

Ariana Grande i jep fund beqarisë, këngëtarja i tha “PO” partnerit në një ceremonie të fshehtë

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande është martuar me të fejuarin e saj Dalton Gomez në një ceremoni private. 

1

Këngëtarja 27-vjeçare i tha “PO” partnerit të saj para më pak se 20 personave gjatë fundjavës, raporton “BBC”. 

Grande njoftoi në dhjetor se ishte fejuar me agjentin e pasurive të patundshme në Los Angeles, i cili është 25 vjeç.

Dasma e tyre u zhvillua në shtëpinë e saj në Kaliforni, sipas raporteve.

Një përfaqësues i këngëtares tha: Ata u martuan. Ishte diçka e vogël dhe intime, më pak se 20 persona. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur“.

3

Ceremonia u zhvillua në pronën e Grande në Montecito, një zonë e famshme në Kaliforninë jugore ku jetojnë edhe Duka dhe Dukesha e Sussex.

Kush është Dalton Gomez?

Gomez u rrit në Kaliforninë jugore dhe ka punuar në tregun luksoz të pasurive të patundshme për pesë vjet, sipas biografisë së tij në faqen e “AKG”.

2

4

 

Burimi panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top