Në fokus

January 6, 2018 | 8:15

Armiku i Jetës!

heres-how-to-recognize-a-toxic-friend

Mund të duket e rrezikshme, por ty të duhet një i tillë që të ben të ecësh përpara, të evolosh, të bëhesh i fortë. Armiku intim ekziston. Të duhen vetëm disa mënyra për ta zbuluar.

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

A është e pamundur t’ju pëlqejmë të gjithë atyre që na rrethojnë, meshkuj apo femra qofshin. A është e pamundur që të jemi përherë simpatikë në sytë e të tjerëve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm me të tjerët dhe për këtë shkak durojmë shpesh edhe pasojat. A është e sigurt gjithashtu se mirësjellja ndryshon shumë gjëra. Por a vlen që të sillemi pafundësisht mirë për të qenë në rregull me të tjerët deri në hipokrizi. Ka shumë që sillen kështu. Mirësia në pamjen e tyre ndonjëherë fsheh një stuhi të tërë që në një moment krejt të paparashikuar mund të shpërthejë. Kujdes nga ata paqësorët në dukje! Edhe pse duken të këndshëm me të gjithë, ata zotërojnë agresivitet më të rrezikshëm se ata që janë të tillë. Nganjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë sesa miq të dobët, aq më keq hipokritë.

  1. Nuhat mashtrimin

Për të gjetur armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni me ngulm të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë gjithmonë do kenë një dëshirë të vazhdueshme për t’u mashtruar.Vetëm në momentin kur të tregoni në mënyrën tuaj forcën e personalitetit, atëherë do të përpiqen t’ju kuptojnë se kush jeni në të vërtetë.

  1. Tregohuni agresivë me ata që e meritojnë

Kundërshtarët janë të domosdoshëm, ata duhet të ekzistojnë që të ecësh përpara. Por nëse je i nevrikosur me dikë, gjeje atë për t’i shprehur anën tënde të egër. Asnjëherë mos i shkarko nervat me personat e familjes, sepse do mbetesh gjithnjë inferior në sytë e atyre që ushtrojnë trysni mbi ty.

  1. Vendosni kufijtë tuaj

Nëse pranoni se keni armiq, tregoni se keni vlera dhe parime. Ai që është i guximshëm të ketë armiq tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe respektohet më shumë. Kështu ju nuk do të jeni një derë e hapur për të gjithë sa herë që kanë nevojë por do të mendohen me dhjetëra herë para se t’ju telefonojnë. Rezultati: Do sillen me më shumë respekt!

  1. Shmangni impulsivitetin

Një armik i vërtetë vlen më shumë se një mik i dobët. Thuajeni gjithnjë atë që mendoni dhe shprehni gjithmonë të vërtetën sipas jush. Kujdes nga shpërthimi i papritur i dufit dhe inatit. Nëse me dikë silleni gjithnjë këndshëm edhe pse nuk mendoni ashtu realisht, kjo ka rrezik t’ju tjetërsojë personalitetin tuaj. Kjo ju bën që të shpërtheni në momentin e gabuar, dhe kur ndodh kjo asgjë tjetër s’mund të përmirësohet.

  1. Mos dhuroni kohën tuaj

Miqtë e pavërtetë të rrëmbejnë kohën. Kjo është një arsye më shumë që prej tyre të krijoni armiq. Pas kësaj ata nuk do t’ju lodhin më problemet e tyre sipërfaqësore që juve nuk ju interesojnë. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.

  1. Një armik të mëson si të përmirësohesh

Njerëzit e mençur mësojnë shumë nga armiqtë. Vëreni me kujdes armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja, kështu që ju do të jeni në gjendje që në kohë t’i korigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtojë juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.

  1. Jeni gjithnjë në formë

Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se si flisni dhe çfarë bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qoftë, është e mirëpritur për besimin tek vetja.

  1. Dashuroni me sinqeritet

Nëse do të keni vetëm miq të vertetë ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

  1. Armiqtë na bëjnë reklamë

Armiqtë shpesh na bëjnë reklamë të mrekullueshme. Duke folur keq ata ndoshta shtrembërojnë një të vërtetë, por pa vetëdije në të njëjtën kohë tërheqin vëmendjen ndaj nesh. A është në natyrën e njeriut , që më tepër vëmendje i kushton anes te keqe sesa anes te mire! Një këshillë!Flisni mirë për miqtë dhe heshtni për armiqtë, që të mos u bëni kështu shërbim falas.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top