Lifestyle

January 6, 2018 | 8:10

Një metodë e mirë për të menaxhuar thinjat e para me vaj kokosi dhe lëng limoni të freskët

Ngjyra e flokut varet nga pigmentet e lokalizuara në çdo folikul të flokut. Me kalimin e moshës këto pigmente ‘vdesin’dhe roli i tyre reduktohet.

1

Kur trupi ndalon së prodhuari pigment, ngadalë, flokët fillojnë të ngelin ‘pa ngjyrë’ dhe të shndërrohen në gri. Gjithsesi ju mund ta ndaloni këtë proces duke mbrojtur bazën e flokut tuaj. Nëse qelizat e pigmentit janë më të shëndetshme, ateherë ju mund të ‘mbroni’ më mirë flokët nga ç’ngjyrosja natyrale (thinjat). Thinjat shkaktohen nga disa faktorë si crregullimet hormonale, hipertiroidizmi, kequshqyerja, çrregullimet gjenetike, stresi, përdorimi i ngjyruesve me përbërës shumë të koncentruar, përdorimi i shpeshtë i tharëses së flokëve, kimioterapia, rrezatimi etj. Ju mund të bëni një përzierje midis vajit të kokosit dhe lëngut të limonit. Vaji i kokosit ka veçori antimikrobioale, acidin laurik dhe acide yndyrore. Këto veçori forcojnë flokun dhe ndihmojnë rritjen e tij. Për më shumë redukton humbjen e proteinave kur përdoret rregullisht dhe ndihmon në kthimin e ngjyrës natyrale të tij. Është një paketë më vete e antioksidantëve. Nga ana tjetër edhe lëngu i limonit është fantastik në parandalimin e thinjave pasi përmban sasi të mira të vitaminave B dhe C, fosfor të cilët trajtojnë ç’ngjyrosjen natyrale të flokut (thinjat). Për këtë duhen:

3 lugë çaji lëng limoni të freskët dhe 50 ml vaj kokosi organik. Përzihen mirë dhe masazhohet skalpi me to. Lihet për së paku një orë në kokë dhe lahet floku si zakonisht. Përsëritet çdo jave.

Ndërkohë, sipas mjekësisë kineze, thinjat lidhen me mosfunksionimin e veshkave dhe për këtë ndihmon edhe përdorimi I barit të grurit (Ëheatgrass) 5 gram në ditë./Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top