Lifestyle

September 9, 2020 | 8:14

Armine Harutyunyan, modelja e Gucci-t që ndryshoi normat e bukurisë

Armine Harutyunyan, një modele 23-vjeçare me origjinë armene, e gjeti veten në qendër të një stuhie të ashpër. Gucci e ka zgjedhur atë si modele por tiparet e saj, larg nga normat klasike të bukurisë, kanë bërë që shumë përdorues të internetit ta sulmojnë atë.

Fytyra e Armines është tipike armene: tipare të forta dhe të mprehta, vetulla shumë të trasha, hundë të harkuar. Gucci e zgjodhi pikërisht për të ndryshuar normat dhe për të ofruar një model të bukurisë jo-tradicionale, në emër të përfshirjes dhe “pozitivitetit të trupit”. Shumë përdorues të Instagramit nuk e pëlqyen atë dhe lëshuan një ortek të vërtetë ofendimesh ndaj vajzës, duke përfshirë krahasime të pakënaqshme, ofendime personale dhe komente vulgare.

E mbingarkuar nga kritikat, ajo përgjigjet me heshtje sociale. Në një intervistë për Repubblica ajo tha se në fillim ishte e zhgënjyer, por e kuptoi se duke mos patur fuqinë për t’u mbyllur gojën njerëzve, të paktën mund t’i injorojë ata. Arsyeja për gjithë këtë zhurmë në lidhje me pamjen e saj do të ishte, sipas saj, frika nga e ndryshmja dhe për këtë nuk ia vlen të shqetësohesh se kush e sulmon atë. Ajo është e vendosur të mos u përgjigjet ofendimeve në Instagram dhe e sigurt për veten dhe bukurinë e saj alternative edhe jashtë normave tradicionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top