Këshilla & Arsye

March 11, 2020 | 8:02

Arsyeja pse koronavirus nuk duhet të na ndajë, por të na bashkojë

Në fillim ishte faji i kinezëve, tani i atyre të Italisë së veriut që udhëtonin, pa dijeninë e kontraktimit të virusit, duke e sjellë atë në rajone të tjera. Dhe ja ku jemi, në gërvishtjet e një psikoze të vërtetë, ndërsa plaçkitim supermarkete, i shikojmë të tjerët me mosbesim dhe shqetësohemi vetëm për gjetjen e maskave dhe dezinfektantëve, pa u shqetësuar se sa të dobishëm mund të jenë këto produkte për njerëzit me imunitet të dobët, sepse ata kanë vërtetë nevojë për to.

Si shembull shërben apeli i vajzës së re, Elena Vaccari e cila po lufton me një betejë të dyfishtë, atë të leukemisë dhe kundër njerëzve që nuk kanë më sensin e realitetit. Ajo na rikthen në tokë duke na kujtuar se po shkatërrojmë në forma të tjera, të gjithë duket se kanë harruar ngrohjen globale, zhdukjen e kafshëve dhe të gjitha dëmet që po i shkaktojmë mjedisit sepse tani, ekziston vetëm Coronavirus për t’u luftuar.

Dhe Elena përmes postimit të saj në facebook kërkon vetëm pak njerëzim dhe reflektim të shëndetshëm: Coronavirus është një epidemi nuk mund të mohohet. Por ndërsa virusi po përhapet në Itali dhe në vendin tonë, thjesht hidhini një vështrim të dhënave për të kuptuar se vetëm një përqindje e vogël e njerëzve janë në rrezik dhe ata janë ata që kanë një imunitet të dobët. Atëherë, pse të mos i lëmë mjetet e vetme të mbrojtjes për këta njerëz? Pse nuk i tregojmë Elenës dhe të tjerëve që para frikës, ekziston njerëzimi ynë?

Të tregosh me gisht fajtorët, nëse do të kishte, nuk do të na ndihmonte të parandalonim infeksionin, as nuk do bëjë që virusi të zhduket nga vendi ynë dhe bota jonë. Atëherë mjaft me luftërat e përditshme dhe mosbesimin ndaj qenieve të tjera njerëzore, sepse nëse ka pasur një luftë për të luftuar, ne mund ta fitojmë vetëm duke qëndruar të bashkuar dhe duke e bërë atë së bashku. Roma dhe Perandoria Romake nuk u bënë në një ditë, as nga një njeri. Ne jemi qenie njerëzore para se të jemi “pacientë me koronavirus” dhe këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë.

Është e kotë të zmadhosh problemin ose të biesh në grackën e titujve sensacionalë dhe alarmistë që popullojnë gazetat e ditëve të fundit. Sigurisht, ne nuk mund ta zvogëlojmë, sepse është e qartë se po përjetojmë epideminë e parë më të madhe në botë. Ne jemi më të fortë se Coronavirus, por duhet të rrimë bashkë.

 

 

Burimi / https://www.bigodino.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top