Këshilla & Arsye

March 11, 2020 | 8:04

Albina Hyseni: Pasojat, kur gjuha e vështirësive sjell dhimbje

 

Çështja është, nuk ka vërtet nevojë që të ecni menjëherë me hapa të mëdha. Një hap i vogël mund të bëjë shumë ndryshime në qoftë se e përsëritni atë çdo ditë. Hedhja e hapit të parë është gjithnjë më e vështirë, por është ajo që me të vërtetë ka rëndësi.

Albina Hyseni, studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Ndërsa pasojat, të cilat kanë lënë gjurmë në këto 20 vitet e fundit nuk janë të pakta, përkundrazi, janë të shumta në çdo aspekt të jetës në vendin tonë, gjithmonë duke u bazuar fillimisht nga ajo se si meshkujt dhe femrat që nga mosha 27 deri në moshën 37 vjeç nuk dinë se si t’i tregojnë njohuritë e tyre, të cilat i kanë marrë në fakultete të ndryshme, e jo më t’i praktikojnë. Kjo është shumë shqetësuese, sepse ndikon shumë në psikikën dhe gjendjen e tyre emocionale. Ajo manifestohet edhe me dhimbje fizike. Them kështu sepse po të kishin mundësi të rifreskonin gjuhët e huaja dhe praktikat për atë se çfarë kanë studiuar, do e kishin shumë më të lehtë të depërtonin në një punë për atë se çfarë kanë studiuar si brenda dhe jashtë shtetit. Por në këtë rast, shteti duhet t’u mundësojë që këto gjenerata të kenë trajnime adekuate, sidomos për të rinjtë që nuk kanë të ardhura financiare, në mënyrë që dija që kanë marrë mos të neglizhohet, mos të humbet nga pushimet e gjata që shteti ashtu siç e ceka më lart, nuk u ka dhënë mundësi që të ecin përpara përveç se i ka neglizhuar, duke mos parë se pikërisht kjo gjeneratë është pikërisht në momentin e energjisë kulminante për të treguar vullnetin që kanë për të punuar dhe jo duke ndryshuar e duke i çuar në greminën e asaj që nuk do donte askush për fëmijën apo familjarin e tyre.

2

Pra pasojat janë të thella gati në çdo fushë për gjërat e lartpërmendura, dhe duke parë këtë fenomen, kjo duhet të ndalohet dhe të fillohet me shkolla adekuate për njerëzit që të tregojnë për atë që janë të prirur të bëjnë, sepse nesër pikërisht këta njerëz, pra kjo gjeneratë nuk do lejojë që gjeneratat edhe më të reja të pësojnë të njëjtin fat të keq në këto aspekte.

Një hap i vogël në ditë mund t’ju ndryshojë jetën e njerëzve që ndërlidhen me pasojat të lartëcekur. Sa njerëzore dhe normale do të ishte sikur të kishte edhe mundësi për mësimin e zanateve për gjithë ata që nuk kanë mbaruar fakultete, por që kanë prirje dhe aftësi për fusha të tjera, të cilat mund të vërehen që në periudhën e fëmijërisë. Duke e parë pjesën tjetër, unë shoh mbylljen e shumë fabrikave dhe mungesën e hapjeve të qendrave në drejtime të ndryshme për femrat dhe meshkujt, dhe mos të kenë më barriera të cilat deri tani i kanë shtypur, duke mos u dhënë as mundësinë më të vogël.

Prandaj dhe pasojat janë nga më të ndryshmet deri në pikën që më vonë mund të shndërrohen në fatalitet, duke humbur rrugën në mënyra jo normale deri te bllokimi i njeriut në jetën e tij apo të sajën.

1

Por jo të gjithë vuajnë njësoj. Mos harroni, kur ju duket se personi që nuk flet për dhimbjen e vet nuk ka rëndësi, çdo person e metabolizon dhimbjen në mënyrën e vet. Çdo person mundohet të kuptojë se çfarë është e drejtë për të dhe çfarë jo, si të shërohet më mirë dhe të vazhdojë me jetën e vet. Disa njerëz mund të kenë nevojë për më shumë kohë se të tjerët. Disa njerëz mund të kenë nevojë për mbështetje plus. Të tjerët mund të kenë nevojë për qetësi ose kohë. Nuk ka asnjë mënyrë të duhur për të vuajtur. Por ekziston një mënyrë e gabuar, dhe kjo është të gjykosh dikë tjetër për dhimbjen e vet, t’i bësh të ndjehen keq kur tashmë janë të trishtuar dhe të pikëlluar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top