Këshilla & Arsye

September 26, 2017 | 11:32

Arsyeja pse nuk duhet ta ndani jetën personale nga ajo profesionale

Nëse doni të bëheni më i mirë se sa mund të jeni, ju mund të jeni gjithçka mund të jeni. Mos e ndani jetën personale nga ajo profesionale. Mos kini frikë të shfaqni pjesë nga jeta juaj personale. Kërkimet tregojnë se të mbuloni apo të shtypni pjesë të vetes ndikon negativisht në produktivitetin tuaj. Ndërthurja e jetës personale me atë profesionale veçse rrit produktivitetin tuaj.

Ja katër mënyra se si të përdorni anën tuaj personale dhe të rriteni në karrierë.

1

1.Bëhuni të dukshëm

Mendoni për një rekrutues që është duke lexuar CV tuaj apo është duke parë profilin tuaj në LinkedIn. Leximi i jetës suaj profesionale mund të jetë e mërzitshme. Nëse CV suaj i mungon personaliteti mund të jetë e vështirë që ju të mbeteni në mendje. Ju duhet të nxirrni në pah anën tuaj personale në mënyrë që të mbaheni mend.

Jepuni atyre një ‘foto’ të vetes dhe interesave tuaja jashtë punës. Nëse ju pëlqen që të udhëtoni apo të vraponi, ndajeni këtë gjë në CV. Lexuesi mund edhe të ndajë një interes me ju, gjë që rrit mundësinë për t’u mbajtur mend.

2.Jini të vërtetë

Oscar Wilde thotë: “Jini vetvetja, të gjithë të tjerët janë të zënë”. Çdo njeri është i ndryshëm. Mos u përpiqni të jeni dikush tjetër ose si gjithë të tjerët. Kjo jo vetëm e bën më të vështirë që ju të mbaheni mend, por po ashtu t’ju shohin si të vërtetë.
Nëse ju jeni një njeri shakaxhi, mos u përpiqni të jeni serioz gjithë kohës.
Nëse jeni tip introvert, mos u përpiqni të jeni ekstrovert. Askush nuk përfiton kur ju përpiqeni të bëheni dikush që nuk jeni. Ju keni avantazh konkurrues pikërisht për atë që jeni.

3.Siguroni punën tuaj të ëndrrave

Përdorni interesat tuaja personale që t’ju çojnë drejt punës suaj të ëndrrave. Mendoni se çfarë ju pëlqen të bëni. Nëse jeni të interesuar në fushën ligjore dhe ju pëlqen basketbolli merrni në konsideratë të punoni si jurist në fushën e sportit.
Nëse ju pëlqen gazetaria dhe lajmet e para që lexoni janë ato në fushën e biznesit, merrni në konsideratë të fokusoheni në gazetarinë ekonomike. Përse t’i mbani interesat tuaja personale veçmas atyre profesionale kur mund të bëni që të paguheni për to?

4.Jini inovativ

Mendimi i ndryshëm është i rëndësishëm për biznesin. Që të mbeten konkurruese, kompanitë kërkojnë profesionistë që të mendojnë jashtë kornizave dhe të sjellin gjithnjë ide të ndryshme në tavolinë.

Përvoja juaj mund të t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem në një mënyrë tjetër. Për shembull, të qenët prind i një fëmije autik mund të japë sigurinë se produktet që ju zhvilloni u drejtohen një mase të gjerë përdoruesish.
Sillni përvojën tuaj në tavolinë në mënyrë që të rrisni vlerat tuaja si profesionist.

Nëse doni që të rriteni profesionalisht, lëreni jetën personale të bëjë pjesë në të. Përdoreni atë për të projektuar atë çka jeni në të vërtetë në gjithçka që bëni. Sa më i vërtetë të jeni, më shumë sukses do të keni.

 

*Avery Blank
Burimi: World Economic Forum/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top