Fatkeqësisht, ditët e sotme rreth 30% e martesave përfundojnë me divorc. Në mënyrë që t’i kuptojnë arsyet që qëndrojnë prapa divorcit, shërbimi për prindërit beqarë dhe të shkurorëzuar ‘NextLove’ ka anketuar 43,000 femra në faqen e tyre.
Synimet e ndryshme në jetë, tradhtia dhe debatet e vazhdueshme janë në krye të listës se përse femrat kërkojnë divorcin dhe lidhje të reja.
Shumica e femrave duan jetë emocionuese dhe aktive seksuale – nëse nuk e kanë këtë jetë në shtëpi, ato e kërkojnë diku tjetër dhe rrjedhimisht kjo shpie në shkatërrim të martesës.
Përveç kësaj, edhe problemet financiare, abuzimet fizike e emocionale janë arsyeja që qëndron prapa shkatërrimit të shumë martesave.
Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me dhjetë arsyet se përse femrat ndahen nga burri:
– Synimet e ndryshme në jetë
– Tradhtia
– Debatet e vazhdueshme
– Mungesa e intimitetit
– Sëmundjet mendore
– Sjelljet e pahijshme
– Mërzia nga lidhja
– Abuzimi fizik
– Problemet shtëpiake
– Problemet financiare.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.