Këshilla & Arsye

July 20, 2018 | 14:10

Arsyet pse jeni gjithmonë të uritur…

Mund të ushtroheni sa të dëshironi dhe të bëni nëntë orë gjumë, por nëse neglizhoni ushqimin, atëherë normalisht nuk do të shihni rezultatet më të mira nga puna që bëni. Kjo gjë është e qartë njësoj siç është i qartë fakti se muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë, e jo në palestër, prandaj duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje ushqimit.

Për shumicën e meshkujve, uria e vazhdueshme është vërtet burim i ankthit i cili shpeshherë ua prish planin e të ushqyerit.

Më poshtë keni shkaqet se përse ndiheni gjithmonë të uritur dhe si ta shmangni këtë:

  1. Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm ujë

A jeni të uritur, apo thjesht të dehidratuar? Për funksion optimal të trupit, shumica e meshkujve kanë nevojë t’i pinë tri deri në katër litra ujë brenda dite. Dehidratimi shpeshherë imiton ndjenjat që shkakton uria dhe kështu mund të ndiheni të uritur, kur faktikisht jeni vetëm të dehidratuar.

Për ta zgjidhur këtë problem, pini një apo dy gota ujë dhe pritni disa minuta për të parë a jeni përmirësuar.

  1. Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm proteinë

Promovimi i dietave që përmbajnë sasi të larta të proteinës është bërë njëfarë klisheje kohëve të fundit dhe kjo për arsye të mirë. Kur hani një vakt të mbushur me shumë karbohidrate, ju rritni tej mase sheqerin në gjak brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Në anën tjetër, kur hani vakte me sasi të larta të proteinave, ju inkurajoni trupin tuaj ta tretë më ngadalë ushqimin dhe ta zvogëlojë shkallën me të cilën sheqeri tretet dhe absorbohet – gjë e cila ju bën të ndiheni të ngopur me ushqim për një kohë shumë më të gjatë.

  1. Jeni të stresuar

Ndoshta nuk është nevoja ta themi fare këtë sepse me siguri e dini vet!

Kur jeni të stresuar apo brengosur, trupi liron hormonin e stresit kortizolin, i cili ju rrit ndjenjat e urisë për ushqime që kanë shumë sheqer dhe yndyrë. Kështu që, shmangni stresin për të mos shtuar peshë!

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top