Në fokus

May 11, 2020 | 8:07

Arsyet pse komunikimi virtual është i lodhshëm

Puna nga shtëpia për shkak të izolimit vendosi në plan të parë përdorimin e aplikacioneve të ndryshme për të mundësuar komunikimin virtual me familjarët e miqtë, por edhe kolegët e punës.

Por për shumë individë komunikimi përmes këtyre aplikacioneve mund të jetë disi i lodhshëm. Sipas një studimi, shumë individë e kanë të vështirë të përqendrohen dhe të kenë interes për bisedat e ndryshme virtuale. Takimet personalisht nuk kanë të bëjnë vetëm me shkëmbimin e njohurive, por janë thelbësore në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e raporteve.

Gjatë takimeve virtuale, ndjenjat dhe qëndrimet tona kryesisht përcillen nga sinjale joverbale, siç janë shprehja e fytyrës, toni i zërit, gjestet. Në një takim ballë për ballë, ne i përpunojmë këto shenja automatikisht, por në një bisedë me video, duhet të punojmë më shumë për të përpunuar shenjat jo-verbale dhe të jemi sa më të kuptueshëm nga pjesa tjetër.

Por gjithashtu, të shohësh fytyrën tënde në telefon gjatë takimeve virtuale, për disa persona mund të jetë stresuese. Gjatë komunikimit online, mund të shpërqendroheni shumë lehtë dhe madje mund të stresoheni dhe bëheni nervozë për çdo fikje mikrofoni, zhurmë apo edhe lidhjen e dobët të internetit, që mund të vështirësojë komunikimin tuaj.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top