Ka shumë arsye pse mund të ndiheni të plogësht gjatë gjithë ditës edhe nëse po flini mjaftueshëm. Mund të jetë një gjendje e quajtur sindroma e lodhjes kronike. Por mund të nënkuptojë gjithashtu diçka më pak të rëndë, e cila mund të parandalohet lehtësisht duke përvetësuar zakone më të shëndetshme.
Nuk po ushqeheni si duhet.
Karbohidratet e rafinuara mund të jenë një burim i shpejtë energjie. Kur hani diçka, si drithëra në mëngjes, biskota, makarona ose pica, karbohidratet e rafinuara në to shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak dhe ndiheni me më shumë energji. Sidoqoftë, kur nivelet e sheqerit në gjak bien, do të filloni të ndiheni të lodhur përsëri. Dhe nëse vazhdoni të shijoni ushqime që përmbajnë karbohidrate të rafinuara, do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës. Mundohuni të hani më pak sheqer dhe karbohidrate të përpunuara dhe t’i zëvendësoni ato me ushqime të pasura me fibra, si tërshëra, thjerrëzat dhe perimet.
Nuk jeni mjaft aktiv.
Ju mund të mendoni se nëse vini në shtëpi i lodhur pas punës, shtrirja në divan mund t’ju ndihmojë të kurseni energji dhe të ndiheni pak më mirë. Është e rëndësishme të bëni të paktën disa ushtrime dy herë në javë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur gjatë gjithë kohës. Një studim i vitit 2008 tregoi se të rinjtë që bënin vetëm 20 minuta ushtrime me intensitet të ulët 3 herë në javë kishin nivele më të larta energjie.
Nuk po flini mjaftueshëm.
Mund të ndiheni të lodhur edhe pasi të keni bërë 7-9 orë gjumë gjatë natës. Kjo për shkak se cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa edhe kohëzgjatja. Mundohuni të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Gjithashtu mos pini kafe vonë, dhe mos e kaloni kohën para se të flini në telefon ose duke parë TV. Kjo do t’ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë e gjumit.
Keni ndjeshmëri ndaj ushqimit.
Nëse ndiheni të lodhur pa ndonjë arsye gjatë ditës, mund të jetë një shenjë e intolerancës ndaj ushqimit. Disa nga më të zakonshmet janë gluteni, qumështi dhe vezët.
Nuk po pini mjaftueshëm ujë.
Nëse nuk zëvendësoni ujin që trupi juaj humbet si rezultat i reagimeve të tij biokimike, do të dehidratoheni. Kjo mund të çojë në nivele më të ulëta të energjisë dhe ta bëjë të vështirë përqendrimin.
Jeni të stresuar.
Hulumtimet kanë treguar se nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë lodhje. Për më tepër, një studim zbuloi se shmangia e ballafaqimit me stresin mund të çojë në nivele më të larta të lodhjes. Yoga dhe meditimi mund t’ju ndihmojnë ta lehtësoni atë.
Mund të keni nevojë për më shumë vitamina.
Në dietën tuaj mund të mos ketë mjaftueshëm hekur, vitaminë D ose vitaminë B12 . Disa nga ushqimet që kanë shumë hekur janë spinaqi, brokoli, mishi i kuq dhe gjeli i detit. B12 mund të gjendet në qumësht, vezë, salmon dhe tek mishi i viçit. Për të marrë më shumë vitaminë D, hani kërpudha, peshk të yndyrshëm dhe prodhime deti. Gjithashtu, përpiquni të kaloni më shumë kohë në diell.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.