FB

April 15, 2024 | 7:20

Art LIGHT: Ne bëjmë diferencën!

 

Kompani sistemesh ndriçimi me përvojë 27-vjeçare. Ofron zgjidhjet më të mira dhe dinjitoze për ambiente të brendshme dhe të jashtme si: arredim apartamentesh, restorantesh, dyqanesh etj. Lider në produkte cilësore dhe teknologji bashkëkohore.

artlight1

Ndriçimi artificial, ashtu si dhe drita natyrale, është një domosdoshmëri, për ta bërë jetën tonë sa më cilësore në funksion të mirëqenies. Rëndësia e sistemeve të ndriçimit përcakton gjithashtu mënyrën se si ato përdoren. Dhe për këtë jemi të gjithë të vetëdijshëm se, si drita natyrale ashtu dhe ajo artificiale duhet të përshtatet në kontekst të mjediseve specifike, në mënyrë që mendjet dhe trupat tanë të mund të përfitojnë. Kjo është një nga filozofitë që ka zhvilluar si koncept ART LIGHT PHILIPS, kompani shqiptare me përvojë 27-vjeçare në sistemet e ndriçimit, duke qenë gjithashtu pararendëse e tekmologjisë dhe sistemeve më moderne, në bashkëpunim me brande të mëdha botërore.

artlight

Të bësh ART me dritë, si lindi kjo ide dhe sa sfiduese ka qenë për ju?

Koncepti i ndriçimit nuk është e ndarë nga arti dhe nga arkitektura. Ideja e ndriçimit mundet të marrë shumë drejtime, duke të dhënë optika të ndryshme rreth ndjeshmërisë që synon të krijosh në një ambient të caktuar. Estetika, funksionaliteti dhe nevojat për ndriçim që lindin çdo ditë si probleme krijuese në Kompaninë tonë, bëhen një ambicie krijuese, e cila na bën të ofrojmë zgjidhjet më të mira dhe më dinjitoze të mundshme në fushën e ndriçimit bashkëkohor.

 

Sa rëndësi ka ndriçimi profesionist dhe si e realizoni atë?

Për Kompaninë tonë ndriçimi profesional është përparësia jonë primare, gjë që  vërtetohet me realizimin e projekteve të mëdha në kompani si INTERSPORT, ADIDAS, JYSK, hotele dhe restorante të mëdha dhe shumë të njohura. Filozofia që aplikojmë si Kompani për ndriçimin teknik mbështetet në tre parime bazë: Së pari, në funksionalitetin e produktit me ambientin rrethues, duke bërë një studim total (të plotë) të nevojave për ndriçim që rezultojnë për çdo ambient. Së dyti, rëndësi të madhe ka estetika e cilësisë së lartë dhe shërbimet këshilluese që ofron personeli ynë tejet i specializuar për përzgjedhjen e produktit më efikas për promovimin profesional dhe funksional të objektit që ndriçohet. Së treti, dhe më kryesore, është cilësia dhe çmimi. Mënyra e funksionimit të ART LIGHT PHILIPS është të ofrojë produkte të standardeve europiane, ku cilësia dhe kursimi i energjisë janë prioritete.

artlight2

Operoni në hapësira të ndryshme, të brendshme dhe të jashtme, konkretisht?

Kompania jonë 27-vjeçare ka realizuar një volum shumë të madh projektesh në ambiente të brendshme dhe të jashtëm si: arredim apartamentesh, restorantesh, dyqanesh etj. Ne posedojmë një gamë mjaft të madhe të produkteve të ndriçimit për të gjitha llojet e ambienteve, duke iu përgjigjur kështu në kohë kërkesave të klientëve tanë.

 

Teknologjia që ju ofroni, çfarë garancie ofron?

Filozofia që kemi si kompani është t’u ofrojmë klientëve cilësinë më të lartë me çmime   konkurruese. Synojmë që klientët tanë të jenë të kënaqur dhe të mos rëndohen nga  pasojat e të metave teknike që shoqërojnë mallrat e cilësisë së dobët që qarkullojnë masivisht në treg. Garancia pesëvjeçare që shoqëron mallrat tona nuk vihet në diskutim.

 

Çfarë ju bën lider në fushën e ndriçimit?

Lider në fushën e ndriçimit na bën përvoja jonë shumëvjeçare në treg, stafi i specializuar dhe fakti që jemi të parët në Shqipëri që bashkëpunojmë me Brands të mëdhenj në fushën e ndriçimit si PHILIPS etj,. Produktet cilësore e bëjnë kompaninë tonë të renditet ndër të parët në tregun shqiptar. Kemi futur një frymë të re duke përgatitur tregun për një zhvillim më cilësor në drejtim të ndriçimit. Ne u ofrojmë klientëve projektim për arredim bashkëkohor me çmime të arsyeshme dhe konkurruese. Një VLERË e kompanisë tonë është puna në grup, korrektësia dhe saktësia e lartë si dhe përkushtimi ndaj klientëve tanë.

 

Cilat janë risitë më të fundit të fushës së ndriçimit?

Epoka ndryshon dhe bashkë me të ndryshojmë edhe ne. Jetojmë në epokën që duhet të bësh shumë me më pak mundim e shpenzime, dhe kjo realizohet nëpërmjet teknologjisë në ndriçim, në arkitekturë dhe në dizajn. Do të thosha se linjat minimale dhe të thjeshta me siguri sot janë në krye të preferencave botërore në fushën e ndriçimit. Zgjidhjet teknologjikisht më sistemet më inteligjente të ndriçimit kursejnë energji dhe shpenzime, duke e bërë jetën tonë më të thjeshtë dhe më të lehtë.

artlight3

Cilat janë bashkëpunimet dhe pse ambientet duhet të vishen me Art Light Philips?

ARTLIGH PHILIPS, duke ndjekur nevojat e kohës, përshtatet duke krijuar partneritete të reja me kompani lider evropiane, për të sjellë zgjidhje ndriçimi inteligjente dhe moderne, të cilësisë dhe estetikës së lartë. Nëse do të mund të thoja pse dikush duhet të zgjedhë kompaninë tonë për të ndriçuar hapësirën e tyre, ndoshta do të ishte për përvojën tonë, dashurinë dhe këmbënguljen në shërbim, estetikën, cilësinë e lartë dhe çmimet e pakrahasueshme që ne mund ta bëjmë luksin të përballueshëm për të gjithë.

 

Adresa: Showroom & Dyqani Bulevardi Zhan D’Ark, pranë Ministrisë së Jashtme Tiranë

Cel: +355 67 208 8150

Facebook Art Light Philips

Instagram artlight_philips_al; artlight_outlet

www.artlight.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top