FB

June 25, 2022 | 9:45

Art Orl Clinic / Shëndeti juaj, misioni ynë!

Të gjithë herët a vonë vëmë re shenjat e para të plakjes në fytyrë. Një rrugëtim estetik që me kalimin e kohës bie si zile alarmi. Mund të jetë shqetësuese për natyra të cilat pamja e jashtme është e rëndësishme për mirëqenien e brendshme. Të prirur drejt përmirësimit apo përsosmërisë, arsyet që e çojnë një person drejt kirurgjisë estetike janë: dëshira për të përmirësuar pamjen. Një ndërhyrje kirurgjikale me pritshmëri të arritshme mund të kontribuojë në mirëqenien emocionale dhe mendore, duke rivendosur vetëbesimin dhe vetëvlerësimin. E drejta për të pasur një imazh ideal është e njëjtë si për burrat edhe për gratë.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

Në Klinikën e Kirurgjisë Estetike Art Orl Clinic përvoja shumëvjeçare e kirurgëve me emër, Besim Boçi, Jetmira Fejza Bulaj dhe Roven Sinani, ka sjellë rezultate të suksesshme falë profesionalizmit të tyre. Pranë Art Orl Clinic në plan të parë është pacienti dhe çdo gjë bëhet në funksion të tij. Në klinikë realizohen ndërhyrje nga më të vështirat të sferës së otorino-laringologjisë me teknologjinë më të përparuar. Fillimisht kryhet këshillimi psikologjik para-operativ nga mjekët, ku analizohen motivet, pritshmëritë e pacientit dhe frikërat për shkak të ankthit të zgjimit pas operacionit. Kjo është arsyeja pse një marrëdhënie e qartësisë, sinqeritetit dhe besimit midis kirurgut dhe pacientit ndikon në psikologjinë e kirurgjisë estetike si dhe në suksesin e operacionit.

Në Art ORL Clinic mundësohet çdo ndryshim në pamjen e pacientëve, duke synuar një fytyrë dhe trup perfekt. Këtu përfshihen edhe kirurgjia e qepallave (blefaroplastika) dhe e buzëve ( liplifting) si dhe e gjithë gama e kirurgjisë plastike si: liposuction, facelifting, abdomenoplastika, but lifting etj. Nuk mbeten mbrapa as trajtimet estetike si fillers, botox, fije PDO, thread lifting, peeling, microneedling etj.Në Art ORL Clinic bëhen ndërhyrje kirurgjikale nga më të vështirat e sferës ORL si: operacionet për çarjen e daulles dhe infeksionet në vesh, endoskopia e sinuseve për polipozat nazale dhe sinuzitet kronike, ndërhyrjet për sëmundjet dhe tumoret e laringut dhe gjëndrave të pështymës, etj., me një sukses të padiskutueshëm. Por vendin kryesor e zënë ndërhyrjet e kirurgjisë estetike dhe veçanërisht rimodelimi i hundës ku ekipi i mjekëve: Besim Boçi, Jetmira Fejza Bulaj, Roven Sinani sjellin rezultate të pakrahasueshme.

2

Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna në ekip e këtyre mjekëve, të cilët e kanë kthyer në art rimodelimin e hundës, mbështetet edhe nga teknologjia më e përparuar. Metoda e precizionit ku rimodelimi i hundës bëhet me piezo (ultratinguj) dhe frezë diamanti e përdorur nga mjeshtërit e Art ORL Clinic bën që rezultatet të jenë perfekte dhe trauma të jetë minimale. Në Art ORL Clinic nuk bëhet punë, bëhet Art ashtu siç e thotë vetë emri i klinikës.Ekipi i mjekëve mbështetet nga një staf i përgatitur infermierësh dhe një laborator i plotësuar për çdo lloj analize. Cilado qoftë psikologjia e kirurgjisë kozmetike prapa një kërkese për përmirësim, një gjë është e sigurt: kirurgjia plastike dhe estetike e operuar me etikë, profesionalizëm dhe vëmendje ndaj emocioneve të pacientit duhet të ketë gjithnjë si qëllimin e saj, krijimin në harmoni midis trupit dhe shpirtit.

 

 

Adresa: “Rruga e Elbasanit”, nr.60, Shk. 1, Kati 2, Njësia Bashkiake Nr.2 Tiranë

+355 69 373 7010 | [email protected] | Art Orl Clinic | art_orl_clinic

www.artorlclinic.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top