‘Kung-Fu’ rivlerësohet në botën perëndimore. Nuk është vetëm një art marcial, por edhe një filozofi jete, pasi është një praktikë që ndihmon të punosh me veten, duke nisur nga analiza e ndjesive personale. Dhe mbi të gjitha, sipas ekspertëve, ndihmon në krijimin e një distance vetëmbrojtëse në betejat emocionale të përditshmërisë.
Sipas konferencierit dhe trajnerit, Bernhard Moestl, kush nuk arrin të kontrollojë emocionet, atëherë ka humbur luftën para se të kuptojë arsyen e saj. Ai ka kaluar një vit me monakët në Kinë, një eksperiencë që i ka shërbyer në mësime jete. Motivimin e ka gjetur gjatë bashkëjetesës në vendin e Lindjes së largët dhe thotë se një ndër emocionet më shqetësuese dhe të padëshiruara të shoqërisë sonë frenetike është zemërimi.
Dhe sipas Moestl, arti i luftimit sot është shumë aktual, por më tepër ai i mendjes sesa ai fizik. Dhe në këtë plan, shtron edhe artin antik të Kung Fu-së, që sipas eksperiencës së jetuar në Kinë, i jep një tjetër dimension dhe rëndësi.
Burimi / KlanPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.