Mirëqenie

January 9, 2021 | 8:11

Arti si shërim / Psikologjia aplikative në deshifrimin e mendjes njerëzore dhe përmirësimin e saj

Nga Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit 

Psikologjia tenton të shpjegojë karakterin psikologjik të artit. Arti si çdo aktivitet tjetër njerëzor që rrjedh nga motive psikike, është subjekt i mirëfilltë për psikologjinë. Gjendja psikologjike e individit luan një rol vendimtar në krijimin e artit. Psikoanaliza dhe terapia e artit janë pjesë e psikologjisë aplikative. Psikologjia aplikative ka një rëndësi të veçantë në ditët tona, pasi në themelin e saj shkencor ka elementë aplikativë, si tingulli, ngjyra, format, metaforat e simbolet artistike dhe performanca, të cilat ndikojnë në deshifrimin e mendjes njerëzore dhe përmirësimin e saj. Arti krahas misionit estetik përdoret edhe si kurë.

1Terapia e artit e ka prejardhjen prej kombinimit të dy termave: art dhe terapi. Shprehja artistike, stimuluese për fantazinë, kreativitetin dhe imagjinatën spontane mund të simulojë një rol promovimi të 1.vetërefleksit, të 2.vizualizimit, të 3.përfytyrimit të vetvetes në botë, duke aktivizuar në një distancë që lejon për të përfituar një perspektivë dhe një qëndrim të ri në një ballafaqim të veçantë. Arte art, rrjedh nga rrënjë indoeuropiane e re, që do të thotë rregulloj, sistemoj, përshtas, gjendet në greqisht me termin artuo – artikuloj dhe në latinisht me termin ars artis aftësia për të qenë, për të bërë, në kundërshtim me inersinertis, i paaftë, paaftësi, pa art. 

Arti dhe psikoterapia

Përkufizimet e terapisë së artit ndryshojnë për shkak të dy fushave: artit dhe psikoterapisë. Ajo mund të përqendrohet në procesin e të bërit të artit si terapeutik dhe të vetë (“artit si terapi”) ose ajo mund të jetë “art në terapi” (psikoterapi arti). Qasja psikoanalitike ishte një nga format më të hershme të psikoterapisë artit. 

Kjo qasje “vë në funksion” procesin e kalimit, (transferimit) midis terapistit dhe klientit i cili bën art. Terapisti interpreton vetë-shprehjen simbolike të klientit si komunikohet në art dhe “shkakton”, nxit interpretime nga klienti. Analiza e transferimit nuk është gjithmonë një komponent i rëndësishëm. 

Terapia aktuale e artit përfshin një numër të madh të qasjeve të tjera si: Personi (Pacienti) në qendër, Conjitiviteti (Njohjet), Sjelljet, Gestalti, Narrativiteti, Psikologjia Adleriane, Terapia Familjare. Parimet e terapisë së artit përfshijnë humanizmin, kreativitetin, duke “motivuar” konflikte emocionale, nxitjen e vetë-vetëdijes dhe rritjen personale.

2

Historia e arteve kreative

Historia e arteve krijuese shpesh është ndërthurur që nga antikiteti me atë të shëndetit mendor, të shprehjes dhe të rregullimit të emocioneve. Në histori, arti ka qenë objekt i interpretimeve të ndryshme, që kanë ndjekur ligjet e magjisë dhe të fesë, deri sa janë konsideruar një bashkësi komplekse e elementeve emotiv dhe intelektual.

-Që në vite 500 para lindjes së Krishtit, egjiptianët antikë inkurajonin personat e prekur nga shqetësime mendore që të ndiqnin interesa artistike duke frekuentuar koncerte, balete. Ideja e tyre ishte që nëpërmjet aktiviteteve të tilla t’u jepej mundësia e “shfryrjes” së lirë të ndjenjave dhe tensioneve.

-Grekët e lashtë përdornin teatrin dhe muzikën si instrumente për të favorizuar Katarsis, për të çliruar emocione të tepërta. Rëndësia e muzikës në jetën e grekëve është simbolizuar nga Apolloni që ishte perëndia i muzikës dhe mjekësisë.

-Platoni dhe Aristoteli kanë vënë shpesh theksin mbi rëndësinë e muzikës për shëndetin mendor të personave në integritetin e saj dhe mbështetnin efikasitetin si instrument për të shkaktuar gjendje të ndryshme, shpirtërore, nga relaksimi deri tek eksitimi. Edhe hebrenjtë përdornin muzikën dhe poezinë për të zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme dhe të integruara. 

-Filozofët e Romës antike inkurajonin popullin të përdornin artet për të vazhduar shëndetin dhe lumturinë. Sipas Lucrezio, për shembull poezia mund të largonte terrorin në shpirt. Kurse përsa i përket muzikës, cembalo, flautet dhe instrumentet e tjera përdoreshin për të larguar melankolinë dhe për të promovuar mirëqenie.

3

-Në mesjetë në Europë “magjia” dhe supersticioni zëvendësuan artet, duke u bërë instrumente kryesore për trajtimin e shqetësimeve emocionale. Në shekullin e 20-të etnografia dhe antropsikologjia kanë hetuar thellësisht mes kulturës dhe kurimit, mes arteve dhe magjisë.

-Një shembull interesant i përdorimit të arteve në kurimin e sëmundjeve është edhe sot i përfaqësuar nga trajtimi i “tarantizmit”, një shqetësim i shpërndarë në zonat e jugut të Italisë dhe që besohej se shkaktohej nga kafshimi i tarantulës, merimangë, dhe që kurohej me muzikë e shoqëruar nga kërcime Tarantella.

-Gjatë Rilindjes në Europë konceptimi i arteve dhe mbi të gjitha i artistëve pësoi një transformim të vërtetë dhe artistit i njihet nga ana sociale rëndësia e rolit të tij. Raporti mes arteve dhe shëndetit mendor u jepet personaliteteve të veçanta dhe nuk trajtohet më si një eksperiencë që mund ta ketë kushdo.

-Gjatë shekullit të 16-të fillon përdorimi i arteve si instrument kurimi i shëndetit mendor. Shembujt më të dukshëm të thjeshtësimit të integrimit të artit të shëndetit mendor është bërë që në vitet 300, nga puna e mjekut Tommaso del Garbo, i cili u këshillonte pacientëve të tij për të evituar kolerën, të mbajnë një sjellje mendore pozitive dhe të dëgjojnë muzikë. 

-G. Flake më 1988 rikujton që në vitet 400 pedagogjisti Italian Vittorino da Fletre nënvizoi rëndësinë e muzikës dhe poezisë dhe lojës në edukimin e fëmijëve dhe sugjeroi një metodologji pune të bazuar ne alterimin e studimit dhe të lojës. 

4

-Gjatë shek. të 17-të ndarja e mendimit dhe emocionit çon në lidhjen mes emocioneve dhe iracionalitetit. 

-Në shekullin e 18-të në Angli gjatë periudhës së revolucionit industrial përdorimi i artit si instrument terapeutik u shpërnda më gjerësisht. 

-Në veçanti William Tuke vë theksin mbi trajtimin e pacientëve të prekur nga shqetësime mendore, një pikëpamje e mbështetur edhe në SH.B.A. nga Benjamin Rush dhe Francë nga Philippe Pinel. Fillon kështu një hapje që vihet re e terapisë morale që parashikon për pacientët me shqetësime mendore shtrimin në fshatra, ku mund të marrin terapi individuale.

-Në shekullin e 20-të përdorimi i arteve në konsulencat terapeutike njohu një rritje domethënëse. Merita i takon Sigmund Frojd, i cili ishte i pari që analizoi rëndësinë e pavetëdijes nëpërmjet eksplorimit të ëndrrave dhe gjendjeve shpirtërore. Një nga metodikat e tij të famshme përbëhet nga nxitja në Katarsis. Frojdi u frymëzua për teoritë e tij jo nga dijet mjekësore se sa nga leximi dhe observimi i veprave të Sofokliut, Leonardos, Mikelanxhelos, Shekspirit dhe Dostojevskit.

-Puna e Gustav Jungut është më specifike. Analiza e arketipeve universale ka kontribuar shumë në shpërndarjen e artit në kompletin terapeutik. Ata ndjenin që shëndeti psikologjik ishte një rezultat i një ekuilibri delikat mes kërkesave me prejardhje nga bota e jashtme dhe nevojave nga ajo e brendshme. Falë kontributit të tij efektizohet më tej rëndësia e artit dhe që konsiderohet si instrumenti i kuptimit të natyrës njerëzore. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top