Mirëqenie

April 27, 2017 | 12:10

Artriti, ushqimet që duhet të konsumohen dhe ato që duhet të shmangen

Artriti psoriatik është një formë artriti, i cili prek shumë njerëz që

vuajnë nga psoriaza, e cila është një sëmundje e lëkurës e

karakterizuar nga njolla të kuqe të lëkurës, më shpesh në bërryla,

gjunjë dhe kokë.

artrit

Por, mund të jenë edhe njolla të bardha ose në ngjyrë të argjendtë. Njerëzit me psoriaza mund të kenë një rrezik në rritje për sëmundje të zemrës, tension të lartë të gjakut dhe diabetit. Lidhja e përbashkët mes të gjitha këto kushte është inflamacioni që shkaktohet. Disa nga simptomat kryesore të artritit psoriatik janë dhimbje, ngurtësim dhe ënjtje të nyjeve. Ato mund të ndikojnë te çdo pjesë e trupit, duke përfshirë majat e gishtave dhe shpinën, dhe variojnë nga format më të butat tek ato më agresivet.

Ndonëse për shkak të mosshfaqjes së shenjave në fazë të hershme, diagnostikimi i sëmundjes bëhet në faza të vonë, pra atëherë kur ka avancuar. Por në sajë të praktikave të mjekimit që aplikohen, bëhet e mundur që të parandalohet deformimi i kyçeve.

USHQIMET QË DUHET TË KONSUMOHEN

Ushqimet që janë të mira për trajtimin e artritit psoriatik janë të njëjtat ushqime që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit, duke ulur inflamacionin. Baza për dietën e një personi duhet të përfshijë: perime dhe fruta, bishtajore, peshk, arrat dhe farat. Rekomandohen po ashtu që pjesë e regjimit ushqimor të jenë edhe erëzat, si kanella, rozmarina, rigoni dhe hudhra.

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

Krahas ushqimeve të shëndetshme, ka edhe ushqime të cilat mund të shkaktojnë inflamacion apo të rrisin riskun e inflamacionit. Në këtë kategori përfshihen yndyrat e ngopura nga ushqimet e përpunuara, sheqeri dhe alkooli. Secili prej tyre mund të kontribuojë në shtimin e kileve. Mbipesha apo obeziteti nga ana tjetër shpien në shfaqjen e artritit psoriatik. Për ata të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, rekomandohet që të shmangen pijet me sheqer dhe sodë, buka e bardhë, orizi, ëmbëlsirat, kryesisht biskotat, mishi i përpunuar, të tilla si proshuta, salsiçet, si edhe ushqimet e skuqura.

“Medical News Today”/Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top