FB

December 4, 2021 | 8:15

Askush nuk është i detyruar të bëjë asgjë për ju!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Sigurisht që disa ditë është e vështirë të ndiheni të lumtur. Këto janë ditë kur një buzëqeshje duket e pamundur. Këto ditë nuk mund të prisni që të tjerët të marrin përgjegjësinë për atë që ndjeni. Logjikisht ne e kuptojmë këtë, por në mënyrë të pandërgjegjshme e bëjmë çdo ditë. Jo…, përsëri jo!

01

Askush nuk duhet të mbajë barrën e lumturisë së tjetrit. As partneri juaj, as shoku juaj, as prindërit tuaj. Kjo nuk duhet të na shqetësojë, por përkundrazi të na japë besim dhe motivim për të përmirësuar jetën dhe personalitetin tonë. Sepse thjesht askush nuk është i detyruar të bëjë asgjë për ju. Do të bëjë vetëm atë që mundet, duron dhe dëshiron.

Sigurisht që mund të kërkojmë ndihmë, por sigurisht edhe nuk mund të kërkojmë. Për të qenë të saktë, po ta mendosh, është çliruese! Sepse në atë moment ndërgjegjësimi, ne marrim kontrollin.

Një nga gjërat më të mira për ndërtimin e vetëbesimit është se nuk na shqetëson kur të tjerët nuk bëjnë atë që kërkojmë dhe presim.

Në fund, fitojmë më shumë ndjeshmëri dhe mund të kuptojmë betejat, shqetësimet dhe ndjenjat e të tjerëve sepse jemi gjetur edhe ne në vendin e tyre. Ajo që i veçon njerëzit e fortë, është se ata marrin kontrollin e vetvetes dhe rrjedhimisht lumturinë e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top