Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Nëse dashuroni, jini me atë person me të cilin do të ndjeni dinjitet. Me atë që nuk do t’ju nënçmojë që të duket ai. Jini aty ku do të shkëlqeni kur të jeni pranë tij dhe do të nxirrni veten tuaj më të mirë.
Jini me atë që do e varrosë pikëllimin tënd në duart e tij dhe do të të japë të tijat.
Jini me atë, i cili do t’ju bëjë një person më të mirë. Me atë që do të ketë virtyte dhe nuk do t’ju duhet kurrë të keni turp për zgjedhjen tuaj.
Me atë që kur t’ju gjejnë dhe t’ju pyesin, nëse je me të, të mos hezitosh të thuash Po.
Bëhu me këtë njeri që ka shtatin e shpirtit dhe është modest. Me atë që flet me vepra. Bëhu me atë që të bën krenar.
Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. As bukuria e tij, as paratë e tij, as fuqia e tij.
Mos e nënvlerësoni veten, ngrijeni atë, synoni shpirtin, jo portofolin.
Sepse…, asnjë lumturi nuk ka ngjyrën e parasë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.