Në fokus

April 10, 2020 | 8:04

Aurora Lushej: “Fëmija im nuk po flet akoma”…, pse nuk duhet “të presim” me fëmijët që kanë vonesë në të folur

 

“Prit edhe pak se nuk është gati.”

“Djemtë flasin më vonë se vajzat.”

“Kushëriri i tij ka folur me vonesë.”

“Motra flet në vend të tij dhe nuk e lë të flasë.”

Këto janë frazat më të zakonshme që dëgjojnë prindërit e një fëmije me vonesë në të folur kur kërkojnë këshilla nga njerëzit që i rrethojnë. 

Msc. Aurora Lushej Logopede/Terapiste ABA

Fëmijët që flasin me vonesë janë ata të cilët kuptojnë mirë, por kanë numër të limituar fjalësh në krahasim me moshën që kanë. Studimet tregojnë se 70-80% e fëmijëve me të folur të vonuar, do arrijnë ta kapërcejnë këtë vështirësi dhe të jenë në të njëjtin nivel me moshatarët. Po 20-30% ?!! Pjesa tjetër nuk do arrijnë dot në nivelin e moshatarëve të tyre, ata do kenë vështirësi të vazhdueshme në gjuhë, lexim apo shkrim, që do ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.

Qëllimi i drejtimit tek një specialist i fushës dhe ndërhyrjes së hershme, është të ndihmojë atë 20-30% të fëmijëve që nuk do e zhvillojnë gjuhën në mënyrë autodidakte. 

Kur takojmë një fëmijë, ne nuk e dimë nëse ai bën pjesë në 20-30% apo 70-80%. Ja pse rekomandohet terapi logopedike për të gjithë fëmijët që kanë vonesë në të folur. Terapia logopedike nuk ndihmon vetëm fëmijët por edhe prindërit, duke i trajnuar dhe këshilluar se si të përdorin strategjitë e duhura për të ndihmuar fëmijën e tyre në shtëpi. 

Këshilla nga logopedi për të ndihmuar zhvillimin e gjuhës në shtëpi:

Minimizoni ose eliminoni “kohën e ekraneve” (TV, celular, tablet etj.) |  Pajisjet elektronike janë ASPAK të rekomandueshme për fëmijët nën 2 vjeç (PO, mund të jetë e vështirë të kryeni të gjitha aktivitetet e tjera ndërkohë që fëmija juaj është pranë jush, nëse ndiheni sikur e keni shumë të vështirë ta eliminoni totalisht “kohën e ekraneve”, atëherë përdoreni vetëm kur e keni të nevojshme, si përshembull 15 minuta ndërkohë që ju gatuani.). P.S.: Edhe shfaqjet edukuese në TV apo aplikacionet, llogariten si “koha e ekraneve”! 

Luaj me fëmijën tënd |  Mbani mend se ju jeni lodra më e mirë për fëmijën tuaj. Fëmija juaj do mësojë shumë më shumë nga ju sesa nga çdo lodër që ku i vendosni para. 

Komunikimi është reciprok |  Është shumë e rëndësishme t’i flitni fëmijës tuaj, por është gjithashtu shumë e rëndësishme që fëmija të flasë me ju. Lërini fëmijës mundësinë dhe kohën që i duhet për t’u përfshirë në bashkëbisedim. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top