Në fokus

September 19, 2018 | 13:34

“Babai do të më martojë”, apeli për ndihmë i vajzës pakistaneze

U detyrua të largohej nga shkolla dhe të kthehej në Pakistan duke u mashtruar nga babai i saj, pasi ai nuk donte që vajza të vazhdonte studimet, por të martohej me një burrë të zgjedhur nga familja. Kjo është historia e trishtë e një 23-vjeçareje pakistaneze, apeli i të cilës po bën xhiron e mediave italiane. Tgcom shkruan se vajza i ka dërguar një letër shkollës ku kishte studiuar në Monza të Italisë, ndërsa kërkon ndihmë.

“Ju lutem më ndihmoni, e ardhmja ime është në Itali. Familja më mori të gjitha dokumentet dhe më lanë këtu. Babai im më pengoi të përfundoja vitin e katërt të gjimnazit, ndërsa kur një nga mësuesit pyeti se çfarë kishte ndodhur, ata më çuan më larg”, -shkruhet në letër. Letra në fjalë padyshim që preku shumë zemra, ndërsa Prefektura e Monzës u interesua në Ministrinë e Jashtme, për ngjarjen në fjalë.

Ishte viti 2015 kur vajza u hoq nga shkolla, pavarësisht se ajo ishte regjistruar në Institutin teknik. Ndërkohë në vitin 2017 familja, me pretendimin se do të vizitonin Pakistanin, i fshehën asaj dokumentet dhe kërkuan që ajo të pranonte burrin që i kishin gjetur. Drama u bë edhe më e madhe kur babai mori vesh që vajza e tij dashuronte dikë tjetër.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top