Psikofakt

September 19, 2018 | 13:51

Nga Arsejda Gjyli: Ekspozimi fatal i fëmijëve nën moshën e pjekurisë, një akt i dënueshëm

arsi

Nga Arsejda Gjyli, lektore në shkencat politike, analiste

Një ndër pasojat më fatale të rrjeteve sociale, përpos vjedhjes së kohës dhe jetës fizike të individëve të ndërgjegjshëm, është edhe konsumizmi i jetës së fëmijëve dhe shfrytëzimi i imazhit të tyre nga prindërit. Përpos ekzaltimit dhe qejfbërjes me veten në instagram, që për një person +18 është mëse e lejueshme, rëndom vihet re një ekspozim fatal i fëmijëve nën moshën e pjekurisë, e për më tepër, ekspozimi i tyre përmes shfaqjeve atraksion seksual për perversët apo pedofilët në qarkullim.

Vajza të vogla të cilat vishen dhe kllaunë-rohen nga nënat e tyre menaxhere (tutore) të rrjetit social, i cili mban emrin e fëmijës, imazhet e fëmijës së mitur i cili lyhet me make-up, i ngjyhen flokët me bojë, vishet me veshje provokuese dhe po ashtu i mësohet se si të imitojë vipat, këngët e tyre dhe se si të bëjë twerk. Ky lloj shfrytëzimi imazhi dhe tutorësie që prindërit kanë marrë në patronazh me asnjë lloj të drejte legjitime, më shumë se sa civilizim dhe rafinim i mënyrës së fitimit, famës dhe pagesave, mund të konsiderohet një lloj tregtimi fizik i të miturve, i cili në gjykimin tim është dhe duhet të jetë i dënueshëm qoftë moralisht e po ashtu ligjërisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top