Në fokus

December 5, 2016 | 13:13

Babai vari veten dhe fëmijët e mitur, psikologia Denata Toçe: Njeriu po kalon vetveten prej mjerimit

Psikologia Denata Toçe ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ngjarjet makabre të ndodhura së fundmi në vendin tonë. Toçe u bën thirrje shtetarëve të kthejnë sytë nga shtresat në nevojë, sepse shoqëria është në depresion.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

“Dhe më thonë pastaj pse flet për “depresion të shoqërisë…Pse kjo si ju duket të dashur shtetarë?!  Merrni masa, kujdesuni për shtresat në nevojë, jepuni shpresë konkrete njerëzve, se njeriu po kalon vetveten prej mjerimit! Krimi nuk vjen prej kurrkundi, është pasojë e një jete të çalë, të dhunuar, të represuar, të lënë në harresë nga plotësimi i nevojave minimale, që njeriu do të duhet t’i ketë… Ikën dhe dy fëmijë… Dëshpëruese!

Ngjarja:Në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës, policia gjeti të varur një baba dhe dy fëmijë të vdekur. 41-vjeçari Naum Toshi ka mbytur me tel dy djemtë e mitur, teksa ishin duke fjetur e më pas ka varur veten. Sipas të dhënave, 41-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi bashkëshortja e tij në mënyrë të përsëritur largohej nga banesa, ndërsa më herët ata kishin qenë edhe në emigracion, në Greqi, por ishin kthyer. Mësohet se djali 6-vjeçar ishte thjeshtri i autorit dhe djali 4-vjeçar ishte fëmija i çiftit, por e ëma i kishte braktisur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top