Këshilla & Arsye

December 5, 2016 | 12:53

Dallimet në paga shkaktojnë depresion te femrat

Mundësia e zhvillimit të një çrregullimi depresiv dhe ankthi të përgjithësuar, është shumë më i lartë në mesin e femrave që fitojnë më pak, sesa kolegët e tyre meshkuj, me të cilët ata ndajnë të njëjtën karrierë dhe përvojë pune. Studimi që çoi në këto vërejtje, është bërë nga shkolla Mailman e Shëndetit Publik në Universitetin Kolumbia.

Mundësia që një grua të diagnostikohet me depresion gjatë një viti është pothuajse dyfish më shumë se meshkujt. Dallimi ndihet shumë, kur hendeku i pagave është shumë më i ulët se i kolegëve meshkuj. Në këtë rast mundësia e zhvillimit të depresionit është 2,5 herë më e lartë se meshkujt, ndërsa te femrat, të ardhurat e të cilave janë të barabarta ose më të mëdha sesa kolegët e tyre meshkuj, shanset për zhvillimin e gjendjes depresive janë të ulëta. Ky rezultat të çon te rritja e ndjeshme në çrregullimet e ankthi të përgjithësuar, gjithmonë tek femrat.

1

Këto rezultate janë bazuar nga një test në popullsinë amerikane mes moshave 30 dhe 65 vjeç. Studiuesit testuan ndikimin e dallimeve të pagave mbi zhvillimet e mundshme të ankthit dhe depresionit.

“Rezultatet tona tregojnë se disa dallime gjinore, sa i përket depresionit dhe ankthit mund të ndodhin për shkak të efekteve të natyrshme të pabarazisë gjinore, të strukturuara në kuadër të fuqisë punëtore“, tha Jonathan Platt, mjek dhe studiues në Departamentin e Epidemiologjisë.

Ndërsa SHBA ka menduar një ligj për të trajtuar disa nga format më të dukshme të diskriminimit gjinor për mbrojtjen e grave që punojnë, format më të ndjeshme diskriminimi ekzistojnë edhe në vendin tonë.

Katherine Keyes, profesore e epidemiologjisë, sugjeron që politika të tilla si pushim me pagesë, kujdesi për fëmijët, oraret fleksibël të punës mund ta përmirësojnë këtë gjendje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top