FB

December 7, 2021 | 8:15

Babi, më trego botën! (për rolin e babait në jetën e fëmijës)

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Duke u kthyer në vitet e mëparshme, roli i babait në familje ishte kryesisht t’i siguronte gjithçka që i nevojitej (dhe akoma më shumë) për të jetuar, përmes punës së tij dhe parave që ai fitonte. Roli i tij emocional ishte disi i nënvlerësuar dhe shpesh tabu, pasi emocionet dhe shprehja e tyre konsideroheshin femërore. Për fat të mirë, në kohët moderne kjo po ndryshon gradualisht, me burrat që marrin pjesë aktive si praktikisht ashtu edhe emocionalisht në edukimin e fëmijëve.

07

Në këtë pikë le të theksojmë se babait do t’i referohemi si simbol, ashtu siç bëjmë me nënën. Me fjalë të tjera, nuk u referohemi ekskluzivisht prindërve biologjikë të një fëmije, por atyre personave që e kanë këtë rol në jetën e tij.

Në muajt e parë të jetës, foshnja përjeton një ankth të tmerrshëm (ankth vdekjeje) sa herë është i uritur derisa të shfaqet gjoksi i nënës që do ta ushqejë. Sa më e gjatë të jetë pritja, aq më i madh është ankthi. Stresi rritet gjithashtu derisa të plotësohen nevojat e tij për pastërti dhe gjumë.

Sa më shumë të plotësohen nevojat e tij, aq më pak stres ka. Por po aq e rëndësishme sa reagimi i menjëhershëm është përgjigja e qetë, e qëndrueshme dhe e butë. Në këtë fazë, roli i babait është të kujdeset, në bashkëpunim me nënën, të plotësojë nevojat e foshnjës sa më shpejt dhe me butësi, në mënyrë që fëmija të përjetojë sa më pak stres.

08

Kjo mund të bëhet në çdo familje në mënyra të ndryshme. Duke ndarë kujdesin për fëmijën, duke marrë më shumë detyra nga babai dhe në përgjithësi duke qenë shumë mbështetës, praktikisht dhe emocionalisht për nënën, roli i të cilës për muajt e parë të jetës së foshnjës është protagonist. Në këtë fazë është shumë e rëndësishme që babai të jetë një shoqërues i mirë për mamin, e cila po përjeton ankthet dhe vështirësitë e saj në rolin e ri.

Më pas, (mosha 2 vjeç) fëmija fillon t’ia “kthejë” kujdesin nënës me të qeshura, përkëdhelje dhe tentativat e para për të folur. Gjatë kësaj kohe është shumë e rëndësishme që fëmija të ndiejë se po i magjeps prindërit me këto sjellje dhe se nëna e tij është ende aty dhe se ajo nuk është larguar nga të qarat dhe rënkimet e tij. Këtu babi (dhe mami sigurisht) duhet nga njëra anë t’u përgjigjen sinjaleve të foshnjës me entuziazëm, buzëqeshje dhe admirim dhe nga ana tjetër babi të ndihmojë mamin të jetë sa më shumë me fëmijën, në mënyrë që ai të ndiejë se e ka kompensuar dhe nuk e ka humbur (për foshnjën sa herë që mami i zhduket nga sytë është sikur nuk ekziston).

Në vitet në vijim kalojmë në një fazë të re ku fëmija tani mund të zhvillojë një marrëdhënie më personale me babanë dhe më të pavarur nga nëna. Për të qenë të saktë, jo vetëm që mundet, por është shumë e rëndësishme të bëhet. Në këtë moshë fëmija tashmë ka mekanizmat dhe fillon të zbulojë pjesën tjetër të botës, përtej vetes dhe marrëdhënies me mamin.

Megjithatë, kjo fazë fsheh një kurth të vogël nga e cila nëna dhe babi duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar fëmijën. Fëmija tani gjen gëzim dhe kënaqësi jashtë marrëdhënies me mamin. Këtu babi duhet ta marrë ngadalë për dore dhe ta prezantojë me botën e “jashtme” duke filluar nga vetja. Për ta prezantuar atë me një marrëdhënie më personale me të dhe për të gjetur së bashku burime të reja gëzimi, lojërash dhe përvojash.

Nëna këtu duhet ta lërë fëmijën t’i jetojë këto përvoja të reja, pa u ndjerë fajtor për këtë (duke treguar trishtim apo nerva kur e lë), por duke treguar vlerësim dhe admirim. Ky proces duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos kërcënojë marrëdhënien e mirë mes dy prindërve në sytë e fëmijës.

Edhe këtu aleanca e prindërve është shumë e rëndësishme, që të ketë një ekuilibër në role dhe të shmangë qëndrimet konkurruese të pretendimit të fëmijës ndaj njërës apo tjetrës marrëdhënie, por edhe përpjekjet e mundshme për të mbushur boshllëqet emocionale përmes fëmijës që partnerët nuk kujdesen për njëri-tjetrin.

Babi, pra, ka një rol shumë të rëndësishëm, po aq të rëndësishëm dhe të vështirë sa ai i mamit për të rritur një fëmijë të shëndetshëm emocionalisht. Një rol që kërkon aftësi të mjaftueshme për të kaluar nga prapavija në plan të parë dhe anasjelltas në kohën e duhur, duke ruajtur disponueshmërinë emocionale dhe integritetin emocional.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top