Mirëqenie

July 13, 2020 | 8:10

Bajamet, një anti-depresant natyral

Me një aromë delikate por të mirë-dallueshme, bajamet përbëhen nga 50% yndyrna të pangopura, përmbajnë 14% fibra dhe janë perfekte për rregullsinë e zorrëve. Ato përbëhen nga minerale si: kalium dhe hekur, por jo vetëm. Magnezi është forca e tyre e vërtetë, duke i bërë ato një antidepresant të fuqishëm natyror për të mposhtur stresin, lodhjen dhe luhatjen e disponimit, për shkak të ndryshimeve hormonale.

Llojet e ndryshme të bajameve!

Bajamet mund të jenë të llojeve të ndryshme: i gjejmë me lëvore, të qëruara, me guaskë, të pjekura etj. Secila prej tyre ka mënyrën e vet specifike të ruajtjes. Kjo është e rëndësishme për të përfituar nga të gjitha vetitë ushqyese. Zbuloni ndryshimet më poshtë.

Bajame e qëruar: Lëvozhga shërben për të mbrojtur farën nga ashpërsia.

Bajame e pjekur: kushtojini vëmendje pjekjes, sepse tretshmëria zvogëlohet nëse piqet me temperaturë mbi 130 °C.

Bajame e plotë: Ideale për të shijuar plotësisht të gjitha përfitimet e saj. Ajo duhet të mbahet e freskët, në një kavanoz hermetik.

Derivatet e bajames: nga mielli deri tek qumështi!

Në treg gjejmë gjithnjë e më shumë produkte që rrjedhin nga bajamet: nga mielli deri tek qumështi. Por, edhe në këtë rast, a mund të njihni një produkt të mirë? Për shembull…

Mielli i bajames është pa yndyrë, nuk ka të njëjtat përfitime si bajamja, por përdoret në shumë receta të ëmbla dhe të këndshme, veçanërisht për ata që janë intolerantë ndaj glutenit.

Sa i përket qumështit të bajames, në treg ka disa produkte ku bajamet janë vetëm 2%, dhe shpesh shoqërohen nga sheqerna dhe trashësues. Kur duhet të zgjidhni qumështin tuaj të bajames, gjithmonë preferoni qumështin pa aditivë.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top