Lifestyle

July 13, 2020 | 8:14

Shafrani i Indisë, sekreti i një lëkure të re dhe të përsosur

Shafran i Indisë, një erëz që konsiderohet e çmuar për shëndetin e trupit tonë, e cila gjithashtu shquhet për shumë veti kozmetike. Ja se si ta përdorim atë për t’u kujdesur për lëkurën tonë.

Shafran i Indisë konsiderohet si mbretëresha e erëzave për shkak të  fuqisë shëruese, siç janë ato anti-inflamatore. Por kjo erëz me një ngjyrë të artë dhe nga India, gjithashtu krenohet me veti të jashtëzakonshme kozmetike dhe në veçanti për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës sonë.

Shafrani është një nga përbërësit kryesor për mirëmbajtjen e një trupi të shëndetshëm dhe të fortë, por ky pluhur i papërshkueshëm që sjell me vete ngrohtësinë dhe aromat e traditës është gjithashtu një përbërës i një bukurie të pashembullt, për të trajtuar dhe mbajtur gjithmonë një lëkurë të re dhe një pamje të përsosur.

Shafran i Indisë | Receta bukurie për ta përdorur atë në lëkurë

Shafran i Indisë është një erëz me shumë veti të dobishme për trupin dhe për lëkurën tonë. Këtu janë disa receta të thjeshta bukurie që e bëjnë atë të jap një efekt të menjëhershëm në lëkurën e fytyrës.

Sapo të jetë krijuar një lloj maske me bazë shafrani, vetitë e kurkumës që gjendet në këtë erëz do të kurojnë dhe mbajnë lëkurën të re dhe elastike, veçanërisht ato që nuk janë shumë të reja. Por le të zbulojmë se si mund ta përdorim shafranin e Indisë.

Maskë ndriçuese

Përzieni 3 lugë kos të thjeshtë pa yndyrë me 2 lugë çaji pluhur shafrani, përziejini me një lugë druri ose plastike dhe shtoni rreth njëzet pika lëng limoni. Masën e përftuar aplikojeni në fytyrë, lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Maskë për lëkurë me yndyrë

Përzieni 1 lugë çaji pluhur shafrani me një lugë miell ose niseshte misri dhe shtoni ujë derisa të merret një përzierje gjysmë e lëngshme. Aplikojeni maskën në fytyrë, lëreni të qëndrojë për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Maskë qetësuese për lëkurën e prirur ndaj akneve

Përzieni një lugë çaji shafran të Indisë me një lugë balte jeshile, shtoni tre lugë kos të bardhë dhe 1 lugë çaji xhel aloe vera. Masën e përftuar aplikojeni në fytyrë, lëreni të veprojë për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Maskë anti-rrudhë  

Përzieni një lugë çaji shafran të Indisë me dy lugë çaji vaj rrushi, 1 lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle kos natyral, derisa të përftoni një përzierje që mund të aplikohet si maskë. Aplikojeni maskën në fytyrë, lëreni të veprojë për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top