Mirëqenie

December 30, 2017 | 8:30

Bakllava në tryezë, për një 2018 me fat

Bakllavaja me arra, lajthia ose stika të mbështjella me petë të holla brumi, me sherbet të ëmbël, mjaltë dhe erëza, të cilat shfaqen në shumë forma dhe shije, mbetet ëmbëlsira e preferuar në shumë anë të botës. Prej shumë vitesh tashmë, traditë e natës së ndërrimit të viteve në Shqipëri,  bakllavaja mbetet “qershia mbi tortë” e festës së Vitit të Ri.

bakllava

Disa studiues kanë zbuluar se emri bakllava i përket një origjine turke; të tjerë pretendojnë që ky emër i përket rrënjëve mongoleze që nënkupton “ Të grumbullosh”. Në të vërtetë receta më e vjetër e një ëmbëlsire shumë të ngjashme me bakllavanë është gjendur në një libër kinez kuzhine të shkruar në vitin 1330 nën dinastinë Yuan (Mongoli). Ndërkohë, armenët këmbëngulin për faktin që emri bakllava është i përbërë nga dy fjalë armene ‘bakh’(Kreshma) dhe ‘halvah’(e ëmbël).

Sipas disa burimeve, Asirianët në shekullin e tetë Para Krishtit ishin të parët që gatuan peta brumi me arra të coptuara dhe mjaltë në furrat primitive të pjekjes me dru. Deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë bakllavaja u konsiderua si një gatim për njerëzit e pasur, ndaj edhe konsumohej në ceremoni të veçanta. Për këtë arsye, tradita shqiptare e përgatitjes së bakllavasë përkon me Darkën e Vitit të Ri. Armenët, grekët, arabët dhe të tjerë pretendojnë se zotërojnë origjinën e bakllavasë. Megjithatë ishin Otomanët ata që e sollën bakllavanë në trojet e Ballkanit, në mënyrë që të zbukurojë tryezën shqiptare të darkës së ndërrimit të viteve.

Disa studime thonë se bakllavaja ka disa cilësi magjike, që sjellin një vit me fat për të gjithë ata të cilët e shoqërojnë me shampanjë në natën e ndërrimit të viteve.

Gëzuar!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top