Shumë nga ushqimet që njerëzit  konsumojnë  tradicionalisht për Vitin e Ri, supozohet që do t’ju sjellin atyre fat,prosperitetit dhe shëndet të mirë. Në mesin e tryezës së mbushur plot nga gatimet tuaja të preferuara  në natën e Vitit të Ri duhet të jenë edhe këto ushqime për një 2018 sa më të mbarë.

Zarzavatet

1

Jeshillëqet, duke përfshirë këtu jo vetëm sallatën jeshile, rukolën por dhe lakrën konsumohen në shumë vende në natën e Vitit të Ri për një arsye të thjeshtë-gjethet e tyre jeshile duken si para të palosura, ndaj dhe janë simbol i prosperitetit ekonomik.

Bishtajore

1

E kush mund ta mendonte që bishtajoret, duke përfshirë këtu fasulet, bizelet dhe thjerrëzat janë gjithashtu simbol i parasë. Kokrrat e tyre ngjasojnë disi me monedhat dhe kur gatuhen fryhen, duke na dhënë idenë e një rritje financiare.

Rrushi

1

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrush para mesnatës- një kokërr rrush për çdo sekondë. Kjo traditë daton që në vitin 1909, kur vreshtarët e zonës Alicante ne Spanjë e nisën këtë praktikë pas një viti të bollshëm me rrush. Idea ngjiti aq shumë sa u shpërnda dhe në Portugali, po ashtu dhe në ish kolonitë spanjolle dhe portugeze si në Venezuelë, Kubë, Meksikë dhe Peru. Çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj, kështu nëse kokrra e tretë përshembull iu rastis e thartë, marsi mund të jetë një muaj i vështirë. Për pjesën më të madhe, synimi është që të gjithë kokrrat e rrushit të konsumohen në më pak se 12 sekonda, para se akrepat të shënojnë orën 00.00, por Peruanët këmbëngulin që të konsumohet edhe kokrra e 13-të, që të jenë brenda.

Mish derri

1

Zakoni i të ngrënit mish derri në Vitin e Ri bazohet në idenë që derri simbolizon progres. Mishi i derrit të pjekur shërbehet për Vitin e Ri në Kubë, Spanjë, Portugali, Hungari dhe Austri, ku këta të fundit madje dhe e dekorojnë tavolinën me gicë të bërë me brumë. Pjata të ndryshme të derrit, si këmba e derrit shijohet në Suedi, ndërkohë që gjermanët konsumojnë derrin e pjekur dhe salçiçe. Derri gjithashtu konsumohet në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vlerësohet si ushqimi i mirëqenies.

Peshku

1

Peshku është një zgjedhje mëse llogjike për natën e ndërrimit të viteve. Madje thuhet se merluci ka qenë popullor që në mesjetë. Në shumë vende ai krahasohet dhe me gjelin e detit të Krishtlindjeve. Arsyeja? Shumë kohë para se frigoriferi dhe transporti urban të ekzistonin, merluci mund të rezervohej dhe të transportohej duke bërë të mundur që të shkonte deri në Mesdhe apo akoma më larg në Afrikën Veriore dhe në Karaibe. Besohet se politikat e Kishës Katolike kundra përdorimit të mishit të kuq në festat fetare, ka ndihmuar që merluci dhe lloje të tjera të peshkut të bëhen më popullorë në festa

Embëlsira të ndryshme

1

Keku dhe ëmbëlsira të ndryshme janë tipike për festat e fund vitit në të gjithë botën, kryesisht në formë të rrumbullakët ose unaze.