Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Instrumentalizimi është një formë e dhunës në familje përmes së cilës fëmija bëhet “arena” e konfliktit dhe hakmarrjes prindërore. Në këtë gjendje, fëmija është ai që thith goditjen më të madhe.
Instrumentalizimi karakterizohet nga rastet kur nënat dhe baballarët manipulojnë fëmijët për të dëmtuar prindin tjetër. Kjo sjellje mund të përfshijë presionin e drejtpërdrejtë ndaj fëmijës për të spiunuar prindin tjetër, ku njëri prind “i dërgon mesazhe” prindit tjetër nëpërmjet fëmijës ose kërcënimin e prindit të dhunuar se nuk do ta shohi më kurrë fëmijën nëse largohet nga marrëdhënia.
Fëmijët që përjetojnë këtë lloj abuzimi zakonisht vërehen të kenë zemërim të shtuar, ankth të shtuar (si rezultat i të cilit ndikohet performanca e tyre në shkollë), të kenë ndjenja të shtuara të neglizhencës, të kenë sjellje vetëshkatërruese (“hakmarrje” ndaj prindit përmes vetë-shkatërrimit), fitojnë një pamje të shtrembëruar të realitetit dhe bëhen të prirur për të gënjyer për të tjerët, për t’u bërë debatues me të tjerët, për t’i parë gjërat shumë “bardh e zi”për mungesë ndjeshmërie.
Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend si prindër është se një kusht fitues i divorcit është bashkëpunimi i vazhdueshëm i prindërve. Një marrëdhënie miqësore dhe e civilizuar, e cila lejon koordinimin për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët e tyre. Me pak fjalë, divorci duhet të jetë gjithmonë me në qendër fëmijën/child-centered.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.