Aktualitet

January 13, 2022 | 15:02

Beatrix, një artiste që kërcen me djallin?

Nga Orjona Tresa

 

Të kërcesh me djallin, një lojë sa sfiduese, por po aq dhe intriguese. Të luash me djallin do guxim, do nerv, do neurone të forta t’i bësh ballë. Të kërcesh me djallin, do gjithashtu mbifuqinë e të marrit. Në brishtësinë dhe formimin e saj, realitetit duket se nuk i ofron të njëjtën gjë. Ajo është krejt ndryshe nga ajo që na propozon me qëndrimin e saj në shtëpinë e të famshmëve 24/7, në Big Brother. Madje, shpesh na sjell një vajzë të çiltër, të çlirët, tepër të edukuar, përveçse të qenit bukuroshe. Ajo tregohet e matur, e tërhequr, e di kufirin e saj, nuk është fajtore dhe përsëri merr përsipër të kërkojë falje në emër të dashurisë, miqësisë dhe bashkëjetesës.

02

Përmes këtij shënimi, nuk dua ta marrë me të mira, të bëj avokatin mbrojtës apo ta veçoj si më të mirën. Beatrix-a, apo Triksa siç e thërrasin të tjerë, është më shumë se kaq na ofron një reality show. Ajo është një talent, nga i cili të gjithë kemi nevojë të dimë më shumë, të dëgjojmë për muzikën e saj, për interpretimet dhe ndjesitë e saj në këngë. Aty ajo është 100% vetvetja dhe e konfirmon dukshëm këtë.

Triksa e ka sfiduar trillin e saj artistik. Këtë ndjesi më la teksa kërkoja të dija më shumë për repertorin e saj. U ndala në këngën nga e cila mora shtysën të shkruaj. “Dancing with the evil” e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo në bashkëpunim me Eugent Bushpepën, është një performancë e arrirë që nga interpretimi, deri në realizimin e shkëlqyer të videoklipit. Kjo këngë u prezantua në dhjetorin e vitit 2020.  

 

Pjesë nga teksti

(I adhuroj perëndimet

Por më pëlqen kur është errësirë

Rikthen kujtimet që shkëlqejnë si yjet

Në pritje të agimit

Më thuaj si më merr malli?

Ishin puthjet? Parfumi yt?

Ndihem germëzuar, e intriguar

Ka një erë të keqe benzine, që më djeg mendimet dhe më mbush hapësirat e zemrës sime.

Në kërkim që herën tjetër, rrugët tona të kryqëzohen përsëri…)

 

…. Më thuaj gënjeshtra dhe unë do të besoj

Oh Zoti im

Ja ku jam, duke kërcyer, duke kërcyer me djallin

E di që nuk je i mirë për mua

Por ja ku jam

Nuk mund të ndalem, ndalo së kërcyeri me djallin

 

… Bërtas me zë të lartë, e djeg poshtë

Do ta djegim, rrëzuar

Do ta djegim poshtë i dashur, rrëzuar

Duke kërcyer me djallin

 01

Beatrix Ramosaj është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur, kryesisht e muzikës pop. Në sitin Tekste Shqip, i cili ka publikuar biografinë e saj, thuhet se e ka marrë emrin Beatrix nga ish-Mbretëresha se Holandës. Suksesi i saj në botën e muzikës ka nisur që në moshë të re. Ajo është këngëtare si dhe një pjesë tjetër e trungut të familjes. Është mbesa e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, dhe motra e Alban Ramosaj. Ka ndjekur Liceun Artistik, zgjedhje e ndikuar në nëna e saj Antigona. Beatrix u bë disa vite që është pjesë e skenës, ndërsa në repertorin e saj numëron disa këngë të suksesshme e videoklipe.

00

Në Nëntor të vitit 2010, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “E dua beat-in”. Një këngë plot ritëm që arriti deri në finalen e këtij evenimenti.

Më datë 8 mars të vitit 2011, Big Basta publikon videoklipin “Muzikës Sime”, në bashkëpunim me Beatrix Ramosaj. Me këtë këngë, Big Basta dhe Beatrix marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Në nëntor të vitit 2011, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën “Dilema”.

Më datë 14 shkurt të vitit 2011, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Let me love you”, një këngë e zhanrit R&B në ditën e të dashuruarve. Një produksion i Elgit Dodës dhe tekst i Big Bastës.

Në maj të vitit 2013, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Top Fest 10 me këngën “Prekem ngadalë”.

Më datë 4 korrik të vitit 2013, Gold AG publikon videoklipin “Sa vite”, në bashkëpunim me Beatrix Ramosaj.

Më datë 23 nëntor të vitit 2013, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Pa ty”, kompozim nga Gramoz Kozeli, De Vox dhe teksti të shkruar nga Rozana Radi.

Në 25 gusht të vitit 2014, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Qysh ki qejf”, me kompozim nga Seven Saraqi, Lurro, tekst të shkruar nga Gjiko, dhe orkestrim nga Stash.

Në maj tw vitit 2015, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Top Fest 12 me këngën “Dhoma 609”, një këngë e realizuar nga Indrit Topi dhe Briz Musaraj.

Në 22 qershor të vitit 2017, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Pa ndjenjë”. Teksti u shkrua nga vetë Beatrix.

Në datë 28 dhjetor të vitit 2020, Beatrix publikon videoklipin “Dancing with the devil”, kompozim i Beatrix Ramosaj dhe Eugent Bushpepa.

Në qershor të vitit 2021, Beatrix merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 21 me këngën “Dancing with the devil”.

Në datë 11 qershor të vitit 2021, Beatrix publikon videoklipin “By my side”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top