FB

January 13, 2022 | 11:53

Psikologia Anxhela Peza: Kopshtet dhe çerdhet private nuk duhet të shihen si biznese. Kontrolli është i rëndësishëm

Teksa kanë kaluar 5 ditë që kur një fëmijë 3 vjeçar humbi jetën në kopshtin privat të Fierit, hetimet e deritanishme flasin për një ngjarje aksidentale.   Deri në këto momente autoritetet ende nuk kanë më një përgjegjësi konkrete dhe sipas te gjitha gjasave do të jetë vështirë, pasi thuhet se në ambientet ku ndodhi tragjedia, nuk ka pasur kamera sigurie.

Anxhela Peza, Psikologe

Anxhela Peza, Psikologe

Në bazë të ligjeve të shtetit tonë, bashkia është ajo që kryen kontrollet teknike në kopshte dhe çerdhe edhe nëse ato janë private.

Por çfarë ndodh në të vërtetë brenda mureve ku ne lëmë fëmijët gati gjysmën e ditës?

Për të trajtuar këtë problematikë, me perpjekjen që tragjedi si ajo e Fierit të tilla të shmangen, në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ishin avokati Idajet Beqiri, Psikologia Anxhela Peza dhe Elidon Shehaj, Psikolog.

Psikologia Anxhela Peza u shpreh se në vendin tonë ka një pikëpyetje të madhe në institucionet private kryesisht kopshtet private dhe çerdhet. Sipas Pezës mënyra e kontrollit të këtyre institucioneve është me rëndësi dhe të tilla subjekte nuk duhet të shikohen si biznese.

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top