Dëshmi

September 2, 2021 | 8:15

“Befas na u shkatërruan të gjitha”, studentja afgane tregon për largimin nga Afganistani dhe strehimin në Shqipëri…

Një prej studenteve afgane që është strehuar në vendin tonë, ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e saj nga Afganistani e deri në Shqipëri. Nakbah ka treguar në një intervistë për BBC World se sa e vështirë ka qenë që të marrë vendimin për t’u larguar nga vendi i saj e duke ndërprerë dhe studimet universitare.

“Siç edhe e prezantuat, kam studiuar me bursë në universitetin amerikan të Afganistanit për Administrim Publik. Udhëtimi ishte i mirë dhe pse sfidues. Të largohesh nga vendi ishte vendimi më i vështirë që duhet të merrja. Mora një telefonatë dhe më thanë të shkoja në një vend të caktuar. Na morën me një autobus për në aeroport. Pritëm për tri ditë derisa hipëm në avion derisa mbërritëm në Katar, në Doha. Na dhanë të gjitha shërbimet dhe na strehuan. Më pas u nisëm për të ardhur në Tiranë. Udhëtimi ishte sfidues pasi ishte një prej vendimeve më të vështira për t’u larguar nga vendlindja” – tha studentja.

AFGANISTANI NËN NDIKIMIN E NATOS DHE SHBA

Nikbah e përshkruan të befasishëm uzurpimin e territorit të Afganistanit nga forcat talebane duke i ndërprerë ëndrrat në mes.

“Për të thënë të vërtetën nuk ma kishte marrë mendja që talebanët do merrnin kontrollin. Mendonim që mund të merrnin kryeqytetin pasi ka pasur luftë në provincat përreth. Por situata nuk ishte kaq e vështirë, na zurën në vështirësi. Kam marrë gjithë jetën arsimim për t’i shërbyer njerëzve tanë. Por befas na u shkatërruan të gjitha” – tha studentja.

Studentja afgane ka treguar për mikpritjen e autoriteteve shqiptare pas strehimit në vendin tonë. Ajo thotë se po kujdesen në mënyrë të shkëlqyer dhe të gjitha shërbimet janë të jashtëzakonshme.

“Dua të falënderoj autoritetet shqiptare, kryeministrin, Ministren e Jashtme si dhe Ambasadoren amerikane në Shqipëri pasi na kanë mirëpritur në aeroport dhe gjeta dhe refugjatë që kishin ardhur në Shqipëri. U kujdesën dhe po kujdesen në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse për shërbimet dhe mirësinë që kanë treguar. Është e jashtëzakonshme në çdo gjë” – tha Nikbah.

Së fundmi, Nikbah foli dhe për të ardhmen e saj. Ajo shprehet se fokusi kryesor është të vijojë studimet e universitetit dhe më pas t’i shërbejë popullit të saj.

“Situata tani për tani është e turbullt dhe është e vështirë që të marrësh një vendim. Gjërat që shoh apo shpresa që kam, gjërat që mendoj për të ardhmen janë se më duhet të studioj sepse jam në semestrin e parë të universitetit dhe dua të përfundoj studimet pasi janë e vetmja mënyrë për t’i shërbyer njerëzve të mi dhe familjes time” – tha studentja.

 

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top