Lifestyle

May 11, 2018 | 11:58

Bëhet idhulli i shumë femrave pas asaj që publikoi për bashkëshorten

Robbie Tripp, një i ri amerikan ka “pushtuar” zemrat e të gjitha femrave anembanë botës pas publikimit të deklaratës së tij për të shoqen.

Bashkëshortja e tij Sarah, cilësohej nga shumëkush si topolake, e shkurtër dhe me forma, mirëpo Tripp kishte një këndvështrim tjetër dhe pikërisht ky e ka bërë atë një “yll” në rrjetet sociale.

Duke e shoqëruar deklaratën e tij me një fotografi ku po puthej me partneren, Robbie shkroi një letër të hapur, ku e mburrte atë për “kofshët e trasha, të pasmet e mëdha dhe format e rrumbullakosura”.

Në deklaratën e cila u bë shpejt virale shkruhej:

E dua këtë grua dhe trupin e saj me forma. Kur isha adoleshent miqtë më tallnin pse tërhiqesha nga vajzat që sipas tyre, ishin me prapanicë të madhe, të shkurtra, topolake ose të shëndosha. Pastaj, kur u rrita u interesova për tema të ndryshme si feminizmi dhe kuptova se si mediat i përgjithësonin vajzat perfekte duke pikturuar një standard shumë të veçantë (të gjata dhe të dobëta) të bukurisë. Kuptova se shumica e njerëzve e besojnë këtë gënjeshtër.

Për mua, nuk ka asgjë më seksi se kjo grua: kofshët e mëdha, vithe të mëdha dhe forma të dukshme. Format dhe masat e saj nuk do të jenë si ato të kopertinës “Cosmopolitan”, por ato janë të pranishme në jetën dhe në zemrën time. Nuk ka asgjë më seksi se një grua me forma të mira dhe me vetëbesim; Kjo vajzë e bukur me të cilën u martova mund të mbushë çdo pëllëmbë të xhinseve të saj dhe ende mbetet më e bukura. Djema, mendoni për atë që shoqëria ju ka thënë se ju duhet të doni. Një grua e vërtetë nuk është një yll pornoje, një manekin me bikini dhe as një personazh filmash. Ajo është e vërtetë. ka shenja në trup dhe ato janë të bukura.”

Kushdo që është aktiv në internet nuk mund të mos e ketë parë deklaratën e Robbin dhe mesazhin e tij për përdoruesit e këtyre rrjeteve.

Robbie është nga San Francisko dhe është tashmë autor i një libri ku flet për femrat dhe për feminizmin në përgjithësi.

Postimi në fjalë pati një lumë komentesh pozitive dhe pavarësisht atyre që u munduan t’ia zbehnin kuptimin dhe t’i jepnin atij një tjetër, Robbie u bë idhulli i shumë femrave anembanë botës.

Burimi / joq.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top