Dëshmi

May 11, 2018 | 11:34

Kur të merr lumi, nuk ke ç’i do mendtë! Thellohet skandali në Elbasan, ish-studentja: Pedagogia urinonte në klasë, vajzave u thoshte “të përdala”

Portali online “Jeta Osh Qejf” ka publikuar orët e fundit një informacion ku përfshin shefen e departamentit të gazetarisë në Universitetin e Elbasanit, Elvira Lumi, si një drejtuese e padenjë jo vetëm në profesioni, por më rëndë se kaq, në aspektin mendor.

2

Pedagogia urinonte në klasë” ishte mesazhi i një ish-studenteje, e cila i referohet viteve 2000-2001, kur mungonte teknologjia për ta nxjerrë zbuluar nëpunësen e shtetit. Në fakt, opinionet e bashkëngjitura këtij raporti mediatik, nga ish-studentë të tjerë, pohojnë të njëjtin degradim të pedagoges në fjalë.

Sipas të njëjtit burim, apo burimeve që mbështetën publikimin mediatik, në atë periudhë Elvira Lumi kish pësuar një krizë të rëndë nervore, ku precedenti i urinimit në klasë kish ndodhur para studentëve të “Ciklit të ulët”.

Ndërsa qyteti i Elbasanit ka një institucion mirëfilli për trajtimin e personave me probleme psikike, Spitalin Psikiatrik, mesa duket kjo pedagoge me përvojë mbi 20 vjet në këtë universitet, nuk është parë nga syri i mirë i askujt prej kolegëve për ta ndihmuar të rehabilitohet.

Por kur të merr lumi nuk ke ç’i do as mendtë, e në këtë rast as edhe për një staf pedagogjik, i cili ka qenë në dijeni le të themi prej shumë kohësh të këtij rasti. A thua të ketë dhe raste të ngjashme që bashkëjetesa dhe puna në grup të mos e vinte re këtë fenomen, apo e përbashkëta nuk linte vend për mëdyshje.

E arrestuar tashmë, Elvira Lumi shquhet për ofendimet që bënte ndaj femrave, duke i quajtur të përdala.

1

Rrëfimi i vajzës që ka bërë denoncimin, e cila preferoi të mbetet anonim

Marr shkas të shkruaj nga skandali që po ndodh në Universitetin e Elbasanit ku janë arrestuar 3 pedagogë për marrje të parave, konkretisht 200 euro për një notë kaluese. Pse nuk shkruajnë portalet që pedagogia e arrestuar Elvira Lumi, shefe e departamentit te Gazetarisë, në vitet 2000, urinoi në klasë në sy të të gjithë studenteve?

E dinë të gjithë në Elbasan. Pati një shkallim nga trutë pedagogia në fjalë. Vinte në klasë e ofendonte vajzat me fjale të tilla si “oj kurvë”, “oj lavire”. Një ditë, një vajzë i thotë “O zyshe, sa e mirë je bërë sot”.

 

“Aaa ashtu”, i tha kjo? “Ja, më shiko sa e mirë që jam” dhe hoqi mbathjet e urinoi në mes të klasës. Bëhet fjalë për në vitin 2000-2001. Nuk kishte përparuar teknologjia kaq shumë sa sot, për të pasur filmime.

Të gjithë te Cikli i Ulët e dinë këtë histori. Megjithatë, ajo vazhdoi të jetë pedagoge, madje u bë dhe shefe departamenti, se jetojmë në Shqipëri. Çdo gjë ndodh këtu”.

Më tej vajza vijon të tregojë edhe për dekanin e fakultetit të Gazetarisë, Albert Riskën, edhe ky i arrestuar. Për të hedh akuza edhe më të forta, teksa thotë se i detyronte studentet të shkonin në ekspedita jashtë Elbasanit, derisa një autobus me to ra në Llogora, e si pasojë 13 vajza humbën jetën.Ish-studentja kujton:

Pse nuk e përmendin Dekanin e Gazetarisë që është arrestuar, që i detyroi studentet të shkonin në ekspeditë në Sarandë, ku autobusi u rrezua e aty humbën jetën 13 bija nënash? Çfarë shteti jemi ne, që këto “mostra” i lëmë akoma aty ku janë, gjoja të edukojnë breza? Sa për dijeni, të gjithë pedagogët në universitetin e Elbasanit, si te Cikli i Ulët, si te Shkencat Humane, të gjithë marrin lekë.

Janë bërë si huliganë, duke u sjellë keq e duke trashur barkun që po i hipën deri në gjoks. Harrojnë këto pedagoge që ato lekë që marrin i kane HARAM, se studentët me 100 mallkime i japin.

Ka nga ata që vuajnë për bukën e gojës e kanë apo s’kanë, duhet të heqin kafshatën për të ngopur xhepat e këtyre fëlliqësirave”.

Vajza kujton edhe provimin e parafundit të diplomës, ku dekani, edhe pse nuk kishte shkuar asnjë orë për t’u dhënë mësim, i kishte detyruar të gjithë të paguanin rreth 100 mijë lekë, që të mos u vononte diplomat. E reja vijon të shprehet:

Në provimin e fundit para diplomës, ku dekani i nderuar nuk na erdhi në asnjë orë mësimi, u detyruam që e gjithë klasa të hedhim me emra në listë nga 100 mijë lekë, vetëm që mos të na vonohej diploma.  Ku është shteti o njerëz? Se si PD e si PS nuk pamë një herë rregull në institucionet tona? Turp për këta politikanë, turp për këtë shtet që vë pedagoge dhe një që ka mbaru me 5-a ose me diploma të blera. Më vjen keq që jetoj në këtë vend, siç thoshte Konica: “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë”.

Ju lutem publikojeni, ndoshta e lexon ndonjë “i madh” dhe fillon vettingun e pedagogeve“.

Burimi JOQ.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top