Showgirl-ja Belén Rodriguez, ka shfrytëzuar skenën e kompeticionit ‘Tu sì que vales’ për të lëshuar batutën e radhës në lidhje me jetën e saj sentimentale. Kjo shaka ka ardhur si pasojë e thashethemeve të fundit për të.
“Unë duhet të marr një 40 vjeçar, sepse gjithmonë që lidhem me ata që janë më të vegjël përfundojë duke u lënduar” , duke iu referuar dy partnerëve të saj të të fundit: Stefano De Martino dhe Andrea Iannone. Përmes kësaj shakaje ajo u jep një përgjigje përfundimtare thashethemeve që qarkullojnë për ndarjen e saj nga motoçiklisti.
Gjithashtu para kësaj, edhe martesa me balerinin, babain e djalit të saj Santiago, ka përfunduar prej vitesh. Të dy partnerët kanë qenë disa vite më të rinj se Belén.
Burimi / tv.fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.