Në fokus

October 3, 2018 | 14:48

Dallimi midis ndjeshmërisë dhe simpatisë…

Ka dy fjalë shumë të ngjashme, por me kuptime krejtësisht të ndryshme: ndjeshmëri dhe simpati. Ndjeshmëria është shumë më e thellë se simpatia. Të jesh i ndjeshëm do të thotë të shohësh vuajtjet e tjetrit si të tuat dhe të vendosësh veten në këpucët e personit tjetër, duke imagjinuar dhimbjen dhe vuajtjen që ndjen.

Ka një detaj shumë të rëndësishëm! Personi vërtetë i ndjeshëm zhvillon gradualisht artin e dëgjimit, diçka kaq e rrallë në botën e sotme. Gjithkush dëshiron të flasë, të flasë dhe të flasë, por janë të paktë ata që janë të hapur për të dëgjuar pa u zemëruar!

Nga ana tjetër, njerëzit e mirë e kanë të vështirë ta vënë veten në këpucën e tjetrit dhe në këtë mënyrë nuk krijojnë lidhje të forta. Ka një distancë. Shumë njerëz të këndshëm janë të sjellshëm, të mirë, por zakonisht ata janë të mbyllur në botën e tyre dhe nuk krijojnë lidhje të thella me njerëzit e tjerë.

Njerëzit e ndjeshëm janë më të përkushtuar ndaj dëgjimit me kujdes të dhimbjeve të të tjerëve, pa thënë “bëje!”, “Bëni tjetrën!”. Ata thonë: “Unë nuk di ç’të them, a mund t’ju jap një përqafim?” Shihni dallimin? Ky qëndrim është terapeutik! Krijon lidhje dhe dashuri, për më tepër, gjeneron lidhje besimi.

Të qenit i ndjeshëm, rrit probabilitetin për të bërë një miqësi të sinqertë dhe të qëndrueshme për vite me radhë ose për një jetë, sepse ekziston kjo lidhje dashurie, e cila mbahet nga bashkimi i zemrave me ndjenja që kanë përjetuar dhimbje të ngjashme dhe e kuptojnë njëri-tjetrin jo si dikë të largët, që jeton në një botë të veçantë.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top