FB

July 13, 2021 | 8:40

Bella Hadid në një lidhje të re dashurie! Supermodelja seksi publikon foto krah partnerit…

Bella Hadid ka nisur një romancë të re, të cilën nuk mundi ta mbante dot më gjatë vetëm për vete.

bella hadid (8)

Kësaj radhe nuk kanë qenë paparacët që e kanë zbuluar lajmin e madh, por ka qenë vetë supermodelja, e cila ka publikuar një foto duke u puthur me të dashurin e ri, Marc Kalman, shkruan “Page Six”.

bella hadid (4)

Periudha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, duke punuar dhe e dashur“, shkroi ajo përkrah një galerie fotosh, ku e fundit ishte kjo me Kalman.

bella hadid (6)

Marc është drejtor arti dhe ka dizajnuar vepra arti për albumin e Travis Scott. Nuk dihet se sa kohë kanë që po dalin bashkë, por Hadid u pa për drekë me Kalman në New York në fillim të qershorit. Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas lidhjes me The Weeknd, me të cilin u nda në vitin 2019, duke qenë se distanca ndikonte negativisht në marrëdhënien e tyre.

bella hadid (1)

The Weeknd, nga ana tjetër, është parë duke darkuar me Angelina Jolie javën e kaluar, por ishte e paqartë nëse takimi ishte romantik, miqësor apo për biznes.

 

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top