Kohët e fundit është folur shumë për pavarësinë, për çmimin që paguani kur ndani jetën tuaj, dhe shumë njerëz mendojnë se kujdesi për dikë kushton shumë.
Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Të gjithë kemi frikë se mos na përpin dashuria, se mos ekzistojmë në mënyrë të pavarur dhe ekzistojmë vetëm nëpërmjet dikujt tjetër, ndaj vrapojmë drejt dashurisë krahëhapur dhe fshihemi prej saj kur ajo afrohet. Pyesim me qindra herë nëse kostoja e dashurisë nuk është shumë e madhe, ndërkohë që mashtrojmë nevojat tona në ajër për individualitet dhe dashuri si dy topa të nxehtë. Nuk mund të durojmë për një kohë të gjatë asnjë nga të dyja.
Në dashuri mund të ketë shumë dhimbje, ju ndërmerrni rreziqe dhe shpesh do ta gjeni veten duke e pyetur nëse nuk ka një mënyrë më të mirë për të jetuar. Shumica prej nesh i’a kanë bërë vetes këtë pyetje më shumë se një herë. E keqja është se në dashuri dhimbja vjen së bashku me gëzimin dhe bukurinë dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’i ndarë ato. Ose i merrni të dyja, ose nuk merrni asgjë. Dhe askush nuk e di me siguri kur fillojnë një marrëdhënie me dikë, nëse duhet t’i hapin krahët apo t’i kthejnë shpinën.
Shumë prej atyre që lëndohen në dashuri nuk besojnë kurrë më, duke humbur përgjithmonë guximin për të marrë pjesë plotësisht në jetë me zemër të hapur. Të tjerët nguliten aty e më pas, duke ndjerë se jeta është një mashtrim dhe kurth, derisa t’u ndodhë ajo që kanë më shumë frikë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.