Aktualitet

July 9, 2022 | 8:49

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Besimtarët falën namazin mëngjesin e sotëm në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë në orën 06.05.
Gjatë lutjes fjalën e mbajti edhe kreu i KMSH, Bujar Spahu i cili kërkoi më shumë bashkim dhe dashuri mes njerëzve si dhe pati edhe një apel për të rinjtë që të mos largohen nga vendi dhe  të projektojnë të ardhmen ne vendin e tyre.

75a6ee7640d64187824298c5e7450400

“Gëzuar e për shumë vite festën e Kurban Bajramit kushdo që e feston! Vetëm të mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit tuaj të zemrës! Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë. Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj’, tha kreu i KMSH.
3e8248dade9846b490c5174bac5ab159
Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami janë dy ditët më të rëndësishme për besimtarët myslimanë. “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja që do të thotë “Festa e Flijimit”.

874cb763c3374e41a57f4d0774803f21

Burimi rtsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top